• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

05/08/2026
in Debat
        
 

Nga Isuf Shehu – Avokat

Sot çdo dyshim mbi pretendimet që qarkulluan në mediat digjitale italiane lidhur me z. Dumani, pas njoftimit për shtyp të #SPAK-ut të datës 04.08.2026, ka marrë një dimension krejt tjetër. Edhe nëse nesër do të provohej se ato pretendime janë të pavërteta ose vetëm pjesërisht të sakta, në optikën e opinionit publik ato tashmë kanë fituar statusin e “së vërtetës”. Ky është paradoksi i komunikimit modern: perceptimi, shumë herë, triumfon mbi faktin.

Një nga parimet më të njohura të marrëdhënieve me publikun është se justifikimi, shfajësimi apo përjashtimi nga përgjegjësia, kur bëhen në momentin dhe formën e gabuar, rrallëherë e shuajnë krizën. Përkundrazi, ato priren ta legjitimojnë atë, duke i dhënë publikut arsye të besojë se pas asaj që pranohet fshihet diçka që ende nuk thuhet.

Pikërisht për këtë arsye më duket i pazakontë njoftimi i SPAK-ut. Në të kaluarën, edhe kur sulmet kanë qenë të drejtuara ndaj institucionit në tërësi, komunikimi publik ka qenë dukshëm më i rezervuar. Ndërsa në këtë rast, pavarësisht qëllimit të autorëve të tij, njoftimi krijoi përshtypjen e një përpjekjeje për të shpjeguar pozitën e një individi, duke krijuar perceptimin sikur të gjithë janë në shërbim të tij. Dhe në komunikimin publik nuk ka aq rëndësi se çfarë kishe ndërmend të thuash; rëndësi ka çfarë kupton publiku.

Ekzistojnë, sipas meje, vetëm dy lexime të mundshme.

I pari është ai i një strategjie komunikimi tepër të sofistikuar: një tekst që, duke synuar formalisht të shfajësojë një person dhe të individualizojë përgjegjësinë diku tjetër, prodhon efektin e kundërt, duke e ekspozuar atë edhe më shumë përballë opinionit publik. Nëse ky efekt ishte i qëllimshëm apo jo, mbetet çështje interpretimi dhe për tu parë, por nëse kjo gjë është e vërtetë lind pyetja: “Përse SPAK kërkon të denigrojë figurën e #Dumanit?”

I dyti është shumë më tokësor: se autorët e njoftimit kanë menduar se po kryenin një akt normal informimi institucional, duke u përqendruar te sintaksa juridike dhe korrektësia formale, pa vlerësuar pasojat që ai tekst do të kishte në psikologjinë e publikut. Historia e komunikimit është plot me shembuj ku një tekst juridikisht i saktë ka rezultuar komunikativisht katastrofik.

Në fund, më vjen ndër mend një metaforë e vjetër: dikush shkundi një jastik me pupla në majë të minaresë dhe doli në qytet me shpresën se do t’i mblidhte të gjitha puplat. Kjo është natyra e informacionit në epokën moderne. Pasi ai shpërndahet, nuk e kontrollon më autori, por publiku. Çdo përpjekje për ta rikthyer, korrigjuar ose orientuar atë zakonisht vjen vonë dhe vjen për keq. Puplat tashmë i ka marrë era.


        
 
Next Post

“ VLEN dhe VV ishin prezente me grupe në Shqipëri”! Protesta synon destabilizimin e vendit

Sharlatanët e drejtësisë shqiptare gjejnë mënyra për tu bërë të njohur! Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) e tronditur nga "Rregullorja Bani": Do ti drejtohemi Këshillit të Evropës

VIDEO/ Të njëjtat fjalë të njëjtat kërkesa: Protesta e 67-të... mbahet gjallë nga "foltoristët" e Berishës dhe ushtarët pa ngjyra të partive satelite rreth PD-së

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved