• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ironia e sigurisë me Rregulloren e re të GJKKO-së kundër mediave! E botuar në web-in e Gjykatës duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi

06/08/2026
in Aktualitet
        
 

Rregullorja e Re e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka një titull të gjatë “Për sigurinë, Rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës…”.

Si për ironi të fatit, duket se të paktën elementi ‘siguri’ ka qenë më pak i rëndësishmi.

Vetë Rregullorja që censuron mediat, si dhe Komentari voluminoz që e shoqërojnë të botuar në faqen zyrtare të Gjykatës, realisht janë depozituar në një hapësirë virtuale private të lidhur me një kompani e cila tregton pjesë këmbimi për automjete.

Mjafton të shohësh linqet e të dy dokumentave:

(https://degertautoal-my.sharepoint.com/personal/leka_degertautoal_/

layouts/15/onedrive.aspx?id……)

ku bie në sy në mënyrë të përsëritur togfjalëshi “degertautoal’’.

Nëse bën një kërkim të thjeshtë të fjalës “degertauto”, rezulton se ky është emri i një kompanie që ka si aktivitet kryesor import dhe tregetim te makinerive, pajisjeve dhe pjeseve të kembimit të mjeteve të transportit.

E vetmja hipotezë e mundshme lidhjeje, është që GJKKO dhe kompania të ndajnë të njejtat hapësira virtuale të mbajtjes së materialeve. Çfarë sigurie!

Sipas ekspertëve të fushës te konktaktuar nga Shqiptarja.com, ky është një link ndarjeje (sharing link) i “Microsoft 365 / OneDrive for Business”, i cili mund të lexohet

pjesë-pjesë: degertautoal-my.sharepoint.com — mbajtësi i SharePoint Online me emrin degertautoal. Prapashtesa -my do të thotë se bëhet fjalë për OneDrive personal të një përdoruesi, jo për një site ekipor (degertautoal.sharepoint.com do të ishte site-i i ekipit).

Madje është lexueshme edhe adresa personale e atij që e ka shpërndarë: [email protected].

Para një viti, SPAK-u u përfshi në një tjetër skandal dixhital, pasi pa asnjë vështirësi dikush arriti të hynte në adresat private të email-it të disa prokurorëve, duke marrë dosje hetimore tepër sekrete. Për të mbrojtur llogaritë e tyre të email-it, disa prej tyre kishin përdorur një fjalëkalim të thjeshtë si “spak2017”.

Një tjetër shkelje e rëndë e sigurisë, si ajo në të cilën tani është përfshirë kryetari i GJKKO-së dhe stafi i tij teknik.


        
 
Next Post

Mes flakëve në Mallakastër, avioni "Air Tractor" bën testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse

Senati amerikan konfirmon me 6 vota diferencë Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

83 vite në fund të detit Jon/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved