• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Gjykata e Apelit pezulloi ndërtimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë! Trump i drejtohet “Supremes”: Vendim politik dhe i tmerrshëm

08/08/2026
in Bota
        
 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të apelojë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të një gjykate federale apeli në Uashington, e cila e ndaloi administratën e tij të vijojë ndërtimin e një salle të madhe vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë.

Trump e cilësoi vendimin si “politik” dhe deklaroi, përmes një postimi në platformën e tij sociale, se do të paraqesë menjëherë apel në Gjykatën Supreme.

“Ky vendim i padrejtë duhet të rrëzohet nga Gjykata Supreme në tërësi. Agjencitë ushtarake dhe të inteligjencës e konsiderojnë vendimin e gjykatës federale të apelit të tmerrshëm, të motivuar politikisht dhe të paligjshëm”, shkroi Trump në Truth Social.

Më herët, Gjykata e Apelit vendosi se administrata Trump po vijonte në mënyrë të paligjshme me ndërtimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë.

Vendimi u mor me shumicë votash 2-1 dhe mbështeti qëndrimin e Fondit Kombëtar për Ruajtjen Historike, organizata më e madhe e ruajtjes së trashëgimisë historike në SHBA, e cila kishte kundërshtuar projektin.

Në vendimin e saj, gjykata theksoi se çdo president amerikan është një “banor i përkohshëm, jo pronar” i Shtëpisë së Bardhë dhe rezidencës presidenciale.

“Çdo president është një banor i përkohshëm, jo pronar, i Shtëpisë së Bardhë dhe rezidencës presidenciale. Presidenti nuk ka dhe as nuk pretendon të ketë autoritet të caktuar kushtetues mbi këtë pronë, e cila është projektuar dhe mirëmbajtur për përdorimin e të gjithë presidentëve, të kaluar dhe të ardhshëm, si dhe për popullin amerikan”, thuhet në vendimin e gjykatës, sipas CNN.

Sipas vendimit, Fondi Kombëtar për Ruajtjen Historike paraqiti prova se Kongresi nuk i ka dhënë degës ekzekutive autoritet të pakufizuar për të “riprojektuar, rimodeluar dhe rindërtuar në mënyrë drastike Shtëpinë e Bardhë – Shtëpinë e Popullit – për t’iu përshtatur dëshirave të një presidenti të caktuar”.

Vendimi i gjykatës nuk hyn menjëherë në fuqi. Gjykata e Apelit vendosi ta pezullojë zbatimin e tij për dy javë, duke i dhënë administratës Trump kohë për të paraqitur apel në Gjykatën Supreme të SHBA-së.


        
 
Next Post

Gjesti i veçantë i Muçit ndaj Salah, reagon presidenti i Trabzonsporit: Më emocionoi, e falënderoj publikisht

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin

“Rruga jonë është e qartë”! BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved