• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rënia drastike e euros uli borxhin publik të Shqipërisë me 2%

July 30, 2018
in Aktualitet

Rënia e euros ndaj lekut ka dëmtuar të ardhurat që qeveria mbledh në buxhet, por ajo ka sjellë një përfitim shumë më të madh për financat e shtetit: uljen e borxhit publik.

Në fund të vitit të kaluar, borxhi publik i Shqipërisë ishte 1 mijë e 88 miliardë lekë ose sa 69.9% e prodhimit kombëtar. Por, gati gjysma e kësaj shifre ishte borxh i jashtëm, pjesën dërrmuese të të cilit qeveria e ka marrë në monedhën euro në formën e kredive ose përmes eurobondeve të emetuara në tregjet ndërkombëtare.

Por, krahasuar me fundin e vitit 2017, euro është zhvlerësuar me rreth 6% ndaj lekut, duke zbritur nga 134 lekë që ishte në rreth 125.8 lekë aktualisht. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, kjo rënie e ndjeshme e euros ka ulur borxhin publik të Shqipërisë me 1.5 deri në 2% të Prodhimit Kombëtar.

Por, si e lehtëson rënia e euros borxhin e shtetit?

Qeveria i mbledh të ardhurat nga taksat në lekë. Rrjedhimisht, për të shlyer borxhet që ka marrë në euro ajo tani duhet të shpenzojë më pak para’. Ky është mekanizmi i parë.

Mekanizmi i dytë është ulja e peshës së borxhit në ekonomi. Kjo pasi 3.8 miliardë eurot që qeveria ka marrë borxh nga jashtë tashmë kanë një vlerë më të ulët në lekë dhe rrjedhimisht në prodhimin kombëtar.

Pavarësisht se ka ulur të ardhurat nga taksat, zhvlerësimi i ndjeshëm i euros ndaj lekut është një frymëmarrje goxha e madhe për financat e shtetit. Por kjo është një ulje e paqëndrueshme. Në rast se euro do të forcohej, atëherë efekti në borxhin publik do të ishte i kundërt. Ndaj, FMN-ja dhe Komisioni Europian i kanë kërkuar qeverisë që të vazhdojë uljen e borxhit të lartë publik derisa barra e detyrimeve publike të bjerë në nivele që nuk e rrezikojnë ekonominë.

Next Post

Çfarë populli shkërdhatë jemi

Fëmijët e emigrantëve pa shtetësi nuk figurojnë të regjistruar, në Shqipëri duhet të hapin gjyqe

Ndërpriten punimet për portin e jahteve, gërmimet nxorën artifakte

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved