• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Inspektoriatet jo më kontrolle pa paralajmërim bizneseve! Rama: Gjoba arma e fundit, jo shpatë shantazhi! Uniformë dhe kamera trupi për inspektorët

02/09/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Bizneset nuk do të inspektohen më në mënyrë të papritur, por me paralajmërim. Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimin e mënyrës së funksionimit të inspektimeve, duke theksuar se kontrollet nuk duhet të kenë si synim ta kapin biznesin gabim dhe ta gjobitin por ta ndihmojnë të korrigjohet.

Pas takimit me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Inspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, Rama tha se edhe mënyra e ndëshkimit të bizneseve duhet të ndryshojë. Sipas tij, gjoba duhet të jetë masa e fundit dhe jo instrument shantazhi ndaj sipërmarrësve.

Kreu i qeverisë bëri gjithashtu me dije se inspektorët se do të pajisen me kamera trupi dhe uniforma.

“E para, nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektori nuk vjen te dera e biznesit si në një skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh.

Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por t’i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët dhe e dyta; gjoba mbi një biznes është arma e fundit, jo e para dhe kurrë një “shpatë” shantazhi në qafën e sipërmarrësit për të gjetur një mënyrë tjetër pastaj për ta shmangur gjobën dhe kush nxjerr gjobën përpara fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin, por po e turpëron atë.

E treta; kujt i vjen një inspektim pa paralajmërim për një kontroll rutinë nga cilido inspektorat, duhet ta denoncojë menjëherë tek Inspektori i Përgjithshëm.

Kjo nuk është ankese, kjo është e drejtë dhe këtë të drejtë, ne mund ta vendosim vetëm së bashku, qeveria dhe sipërmarrja.

Dhe së fundi, së shpejti, çdo inspektor që troket në emër të shtetit tek dera e një tatimpaguesi të kësaj republike, do të jetë i pajisur me kamerën inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, që të dish kush është, çfarë përfaqëson dhe që ai vetë ta dijë se në çdo minutë të punës së tij është i mbikëqyrur nga Inspektorati i Përgjithshëm.

Shteti që hyn në derën e njerëzve, duhet t’i bëjë ata krenarë për taksat që ata i paguajnë këtij shteti”, tha Rama.

Kontrollet përfshijnë një sërë fushash që prekin drejtpërdrejt bizneset. Inspektorët verifikojnë sigurinë dhe kushtet në vendin e punës, deklarimin e punonjësve dhe pagave, kontratat e punës dhe pagesën e detyrimeve tatimore, etj. Paralajmërimi do të vlejë edhe për kontrollet e inspektoratit të ndërtimit, ndërsa inspektorët e veterinarisë dhe sigurisë ushqimore kontrollojnë respektimin e standardeve për produktet ushqimore.


        
 
Next Post

Shqiptarët shkëlqejnë në Venecia, media italiane: Në qytet 50 lokale shqiptare, vlerësohen nga klientët me mbi 4.57 yje

FOTO LAJM/ Protesta arrin më në fund unitetin, Sali Lushaj dhe Dritan Goxhaj pozojnë krah njëri-tjetrit pas grushteve të shkëmbyera

Orë vendimtare! Rama sot me ministra e deputetë, ndryshime të mundshme në kabinet

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved