• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tabaku si protestuese në Parlament: Rama jep dorheqjen! Kryeministri i kujton 21 Janarin: E dini çfarë keni bërë ju në atë bulevard kur protestohej?!

18/09/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

rotesta e qytetarëve solli një tjetër përplasje në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Ajo i kërkoi Ramës të dëgjojë protestuesit që, sipas saj, prej 110 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.

Kryeministri iu përgjigj duke kujtuar 21 Janarin, kur katër protestues u vranë në bulevard, dhe tha se sot qytetarët protestojnë në të njëjtin vend pa u cenuar. Rama ironizoi edhe opozitën, duke e quajtur “sëmundje ngjitëse e humbjes kronike”.

“Kur t’i kesh 110 ditë poshtë derës protestuesit e të thuash ‘na përzënë ne’… Provo njëherë, dil atje, se kanë provuar këta të tutë dhe i kanë tërhequr zvarrë. Së dyti, në vend që t’i dëgjosh e t’i marrësh si këmbanë alarmi ato që kërkojnë njerëzit atje, sillesh përsëri me të njëjtën arrogancë që i ka sjellë ata njerëz të dalin atje në shesh.

Sot ka një thirrje të qytetarëve dhe thirrja është: ‘Rama, jep dorëheqjen!’ Dëgjoje, meqenëse dëgjon turmën, edhe zbato kërkesat e tyre”, tha Tabaku.

“Zonja Tabaku, ju nuk ishit kur unë bëra replikën për gjithë përsëritjet tuaja, me trupin që drithërohej, për ‘100 ditë protesta, 100 ditë protesta’, dhe dua t’jua përsëris edhe kështu në sy. Kur qytetarët protestojnë poshtë dritares së qeverisë, quhet demokraci dhe kur e bëjnë këtë pa u hyrë gjemb në këmbë, quhet krenari. Aq më tepër kur e bëjnë në po atë bulevard ku janë vrarë dhe janë plagosur. Por kur qytetarët që protestojnë i thonë opozitës dhe juve personalisht ‘largohu’, atëherë është një sëmundje ngjitëse që ajo protestë nuk e do. Dhe nuk kanë faj, sepse ju jeni një sëmundje ngjitëse e humbjes kronike. Kush ju afrohet, humb, humb, humb”, iu përgjigj Edi Rama.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved