• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Opozita në Kuvend me “armë të vjetra” si rasti Becchetti: Rama i’u përplaset në surrat mashtrimin : Ka marrë zero lekë, po hetohet nga SPAK! Paratë e ngrira të Albcontrol do t’i kthehen buxhetit

18/09/2026
in Aktualitet
        
 

“Unë nuk kam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Kam thënë që subjekti që e fitoi atë çështje do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Deri në momentin që ne po flasim, ai ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar”, tha Rama.

Rama deklaroi se paratë e ngrira të Albcontrol-it do të kthehen në arkën e shtetit. Sipas tij, për çështjen po zhvillohen procese ligjore jashtë dhe brenda Shqipërisë, ndërsa SPAK ka nisur hetim. Kryeministri tha gjithashtu se Becchetti, së bashku me një ose dy arbitra, do të përballen me drejtësinë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama

“Ju thatë që unë paskam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Unë nuk kam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Kam thënë që subjekti që e fitoi atë çështje do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Dhe, pavarësisht se partia juaj u angazhua fuqimisht që t’u thoshte shqiptarëve se ai ndërkohë mori 100 milionë euro, unë dua t’ju informoj se jo vetëm që, deri në momentin që ne po flasim, ai ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar, por ndërkohë, si shumë të tjerë që kapen pas Shqipërisë padrejtësisht, pastaj, për një arsye apo për një tjetër, nuk u shkon mbarë jeta.

Ai sot, që flasim, subjekti në fjalë, së bashku me një apo dy nga arbitrat përkatës, do të përballen me drejtësinë, i dashur. Dhe të jesh i sigurt se, më herët sesa vonë, të gjitha ato lekë që janë mbajtur padrejtësisht të ngrira, duke ia marrë Albcontrol-it, do të kthehen në arkën e shtetit shqiptar.

Kështu që unë nuk kam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Unë kam thënë që koha kur lloj-lloj kriminelësh dhe lloj-lloj mund t’ia merrnin Shqipërisë çfarë të donin, ka ikur. Dhe ai do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Këtë kam thënë unë.

Zero lekë do të marrë nga shteti shqiptar dhe, natyrisht, jo me forcë, por nëpërmjet rrugës ligjore. Ne kemi ndjekur rrugën ligjore. Jemi në disa procese me subjektin në fjalë. Për subjektin në fjalë ka jo vetëm procese administrative, civile, por edhe proces penal jashtë Republikës së Shqipërisë dhe në Republikën e Shqipërisë. SPAK ka hapur procesin.

Kështu që, për fatkeqësinë tuaj, që e keni shpërndarë atë lajm shumë intensivisht dhe e riktheni sa herë që afrohet një palë zgjedhje, ai do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar dhe të gjitha lekët e mbledhura dhe të mbajtura të ngrira do të kthehen në Shqipëri, më herët sesa vonë.”


        
 
Next Post

Rama në Kuvend për opozitën e çorientuar: Ky popull i'u llogarit edhe sa vleni ju! Në çdo zgjedhje i'ua ul çmimin dhe i'u ka bërë si rroba të "gabit"

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te "Vila e Kuqe": Nesër udhëton drejt SHBA-ve

SPECIALE/ Çmontohet skema ‘Becchetti! Rama i mirëinformuar për gjyqin: Të gjitha provat e Shqipërisë për të zhbërë dënimin 110 milionë euro! Avokati dhe miku demaskojnë korrupsionin në Arbitrazh

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved