Sot, që flasim, subjekti në fjalë, Becchetti së bashku me një apo dy nga arbitrat përkatës, do të përballen me drejtësinë, deklaroi Rama në Kuvend. Dhe të jeni të sigurt se, më herët sesa vonë, të gjitha ato lekë që janë mbajtur padrejtësisht të ngrira, duke ia marrë Albcontrol-it, do të kthehen në arkën e shtetit shqiptar. dhe me kosto për ata që futën hundët në këtë krim.
Por çfarë provash ka qeveria shqiptare?
Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë ka siguruar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës në Bruksel që e dënoi me 100 mln euro dëmshpërblim. Me një premisë të detyrueshme: bëhet fjalë për akuza dhe deklarata që nuk janë mbledhur nga një prokurori dhe që duhet të kalojnë ende filtrin e drejtësisë.
Provat të cilat janë publikuar nga agjencia mediatike europiane ‘IntelliNews’, janë siguruar pasi shteti shqiptar ka kontraktuar një kompani investigimi, teksa agjentët e saj kanë zhvilluar biseda që edhe i kanë regjistruar me bashkëpunëtorë të ngushtë të Bechetit që provojnë skemat e tij. Të gjitha transpkriptet tashmë janë dorëzuar në një raport disa faqësh.
Ky është Marco Giontella, (MG) një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor për më shumë se 25 vitesh i i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese. Në raportin që ka dorëzuar qeria shqiptare Giontella, konsulent i biznesmenit edhe në ccështjen kundër Shqipërisë, e thotë hapur atë që quhet “modus operandi’ (Mënyrë veprime) të Becchettit.
MG Sepse ata kanë shumë përvojë në këtë fushë. Shumë përvojë.
Agjenti 1 Klienti juaj?
MG Po. Mund të them se fitojnë shumë para në këtë fushë.
Agjenti 1 Nuk është hera e parë që po e bëjnë? E bënë disa herë, për të fituar?
MG Më shumë? Ata kanë shumë arbitrazhe. Imagjinoni, ky klient krijon rastin.
Agjenti 2 Krijon një rast?
MG Krijon rastin.
Agjenti 2 Sepse ai sapo dha…
MG Krijon. Ky klient lidh kontrata, duke pasur parasysh mundësinë për të shkuar në arbitrazh.
Agjenti 2 Pra, bëhet si një biznes.
MG Po.
MG Krijimi i çështjes. është një punë. është një punë.
Agjenti 2 Dhe ata fitojnë?
MG Fitojnë, fitojnë, fitojnë.
