• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Grabitet shtëpia e kardinalit Ernest Simoni në Firence! Ndodhej në Londër për një takim me Mbretin Charles, hajdutët vjedhin sende me vlerë 30 mijë euro, bashkë me lejen e qëndrimit!

19/09/2026
in Kronike
        
 

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në banesën e kardinalit shqiptar Ernest Simoni në qendër të Firences, ndërsa ai ndodhej në Londër për një takim me Mbretin Charles III. Hajdutët arritën të hynin në apartament duke shembur një pjesë të murit dhe duke hapur derën e blinduar me dalta, për t’u larguar më pas me para, sende ari, bizhuteri, medalje dhe objekte të tjera me vlerë, teksa shuma totale e dëmit llogaritet në rreth 30 mijë euro.

Sipas “Corriere Fiorentino”, apartamenti ndodhet në Piazza Duomo, në një banesë në pronësi të Kishës ku 97-vjeçari jeton së bashku me nipin e tij, Tonin Simoni, restaurator në Firence.

Në momentin e grabitjes, askush nuk ndodhej në shtëpi. Kardinali ishte në Londër, ndërsa Tonin Simoni dhe bashkëshortja e tij kishin dalë nga banesa rreth orës 13:00. Kur u kthyen në orën 23:00, u përballën me një skenë kaosi dhe shkatrërrimi.

Muri pranë derës ishte copëtuar me dalta, dera e blinduar ishte hapur me forcë, ndërsa çdo dhomë ishte kontrolluar. Garderobat, valixhet, sirtarët dhe kasetat ishin hapur një nga një në kërkim të sendeve me vlerë. Dy daltat e përdorura nga autorët ishin lënë në korridorin e pallatit.

Ajo që habit më shumë hetuesit është koha që u është dashur autorëve për të kryer grabitjen. Shembja e murit dhe hapja e derës së blinduar kërkonin kohë dhe zhurmë, megjithatë askush nuk ka raportuar asgjë, madje as prifti që banon në katin poshtë apartamentit.

“Nuk e prisnim kurrë një gjë të tillë. Mendonim se ishim të sigurt. Është e pabesueshme që një grabitje e tillë të ndodhë në Piazza Duomo, ndoshta edhe në mes të ditës. Është një turp për qytetin”, tha Tonin Simoni.

Sipas tij, autorët nuk kanë vepruar rastësisht.

“Jam i bindur se na kishin vëzhguar. E dinin saktësisht që nuk ndodhej askush në shtëpi”, u shpreh ai.

Nga banesa u morën para në dorë, disa sende floriri, bizhuteri të bashkëshortes së Toninit, medalje dhe një vulë floriri. Mes sendeve të vjedhura ishte edhe leja e qëndrimit e kardinalit Ernest Simoni, e cila ruhej në një sirtar.

“Vjedhja e këtij dokumenti është e çuditshme. Nuk e kuptoj pse mund t’i duhej dikujt, përveç rastit kur synon ta falsifikojë”, tha nipi i kardinalit.

Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekspertët e policisë shkencore kryen këqyrjen e banesës në kërkim të gjurmëve. Hetuesit po analizojnë edhe kamerat e shumta të sigurisë në Piazza Duomo, një nga zonat më të monitoruara të Firences.

“Piazza Duomo është zona më e mbikëqyrur e qytetit. Është e pabesueshme që dikush arriti të bënte një gjë të tillë pikërisht këtu”, tha Tonin Simoni.

Pas grabitjes, ai telefonoi menjëherë xhaxhain në Londër për ta njoftuar. Reagimi i kardinalit, megjithatë, nuk ishte për shumën e parave apo sendet e humbura.

“Pyetja e parë që më bëri ishte nëse hajdutët kishin prekur statujat fetare që mban në dhomën e tij, e cila duket si një kapelë e vogël. Më pyeti për statujën e Zojës së Medjugorjes dhe për atë të Atë Pios. Kur i thashë se ishin të gjitha në vend, ai më tha: ‘Atëherë, pak rëndësi ka'”, tregoi Tonin Simoni.


        
 
Next Post

Ngjarje tragjike në Venecia! Po çonte vajzën 9-vjeçare në shkollë: 42-vjeçarja nga Durrësi përplaset nga kamioni i plehrave, vdes para syve të së bijës

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

Greqia, plan për ripopullimin e Çamërisë: 10 mijë € për familjet e Filatit, Sulit, Konicës dhe Pogonit

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved