• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Ngjarje tragjike në Venecia! Po çonte vajzën 9-vjeçare në shkollë: 42-vjeçarja nga Durrësi përplaset nga kamioni i plehrave, vdes para syve të së bijës

19/09/2026
in Diaspora, Kronike
        
 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së premtes në San Donà di Piave, pranë Venecias, ku një 42-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi u përplas nga një kamion i mbledhjes së plehrave, ndërsa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë.

Viktima është Lavdije Isteri nga Durrësi, nënë e tre fëmijëve. Aksidenti ndodhi pak para orës 08:00, në kryqëzimin e rrugëve Passarella dhe Paolo VI. Sipas mediave italiane, kamioni po kthente djathtas drejt një rruge dytësore kur goditi 42-vjeçaren, e cila humbi jetën në vend.

Skena e rëndë u zhvillua para syve të vajzës së saj 9-vjeçare. Sipas dëshmitarëve, e mitura ndodhej disa metra përpara nënës dhe kishte kaluar tashmë rrugicën, çka bëri që të mos përfshihej në aksident.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës dhe zjarrfikësit, të cilët përdorën një vinç për të ngritur kamionin në përpjekje për të nxjerrë gruan, por për të nuk mund të bëhej më asgjë.

“Po i shoqëroja fëmijët e mi në shkollë kur pashë shumë nëna që vrapuan drejt fundit të rrugës. Kur mbërritëm, pamë tragjedinë. Fatmirësisht, vajza ishte pak më përpara nënës dhe e kishte kaluar rrugicën”, tha një nënë që ndodhej pranë shkollës.

Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin. Në shkollën fillore “Marco Polo”, nxënësit nuk dolën në pushimin e madh, ndërsa prindërit u larguan të tronditur pas përfundimit të mësimit.

Shoferi i kamionit është në gjendje shoku. Policia lokale ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ngjarja ka rikthyer në vëmendjen e mediave italiane çështjen e sigurisë së mjeteve të rënda që qarkullojnë në zonat urbane dhe rrezikun që krijojnë këndet e vdekura të shikimit gjatë manovrave. Sipas mediave italiane, kamioni ishte një model më i vjetër, i pajisur me pasqyra shtesë, por pa sistemet më moderne të sigurisë.


        
 
Next Post

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

Greqia, plan për ripopullimin e Çamërisë: 10 mijë € për familjet e Filatit, Sulit, Konicës dhe Pogonit

Edi Rama drejt SHBA-së me bashkëshorten Linda! Pse Berisha i "pastruar" nuk u shoqërua nga Liria në SHBA por nga Miri?!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved