• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Manovrat me mishin nga Brazili: Ministria bllokon vetëm pulën dhe viçin, por lejohet derri. BE ka standard tjetër

21/09/2026
in Aktualitet
        
 

Shqipëria ndjek një qasje të ndryshme nga Bashkimi Europian për mishin që importohet nga Brazili.

Ndërsa BE-ja mban jashtë tregut edhe mishin e derrit, vendi ynë ka ndaluar vetëm pulën dhe viçin, duke lejuar vijimin e importit të derrit nga stabilimente që nuk janë të njohura nga Europa.

Ky vendim i Ministrisë së Bujqësisë për të lejuar industrinë e përpunimit të mishit të ushqejë shqiptarët me mish derri nga Brazili, sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, ngre dyshime të mëdha mbi cilësinë e mishit. Ndjekim gazetaren tonë Rudina Muça.

Më 3 shtator, Europa i ngriti traun mishit nga Brazili. Shqipëria ndoqi të njëjtën rrugë për mishin e shpendëve dhe të gjedhit, por jo për mishin e derrit.

Ndryshe nga Europa, e cila nuk e ka pranuar mishin e derrit nga Brazili, pasi e konsideron të pasigurt, për Shqipërinë derri nuk përbën problem. Kështu, ne do të vazhdojmë të presim kontejnerë me mish derri, i cili do të përdoret në restorante, fast-food-e dhe në industrinë e sallamit.

“Kjo masë gjysmake nuk ka asnjë lloj kuptimi nga pikëpamja shkencore apo e vlerësimit të riskut. Qoftë mishi i pulës, i viçit apo i derrit, të gjitha vijnë nga i njëjti vend, që është Brazili, i cili përdor një regjim krejtësisht të ndryshëm nga ai i BE-së sa i përket përdorimit të antibiotikëve”, shprehet eksperti i sigurisë ushqimore, Edmond Panariti.

Kufizimi i importit të pulës dhe viçit mund të shkaktojë presion mbi çmimin e këtyre produkteve, ndërsa mishi i derrit do të vazhdojë të ketë të njëjtin çmim. Por pyetja është: sa i sigurt është mishi që refuzohet nga BE-ja dhe pranohet nga Shqipëria?

“Çfarë mund të bëjë Shqipëria për të ruajtur industrinë e përpunimit të mishit? Vetë ministri duhet të ulet me këta prodhues dhe t’i inkurajojë që të ndryshojnë kahun e importit. Kjo mund të bëhet duke krijuar edhe lehtësi fiskale”, shton Panariti.

Bujqësia dhe siguria ushqimore janë çështje që na prekin të gjithëve. Prandaj, para se ministria të vendosë se çfarë do të hamë, duhet të sigurohet për cilësinë e produktit. Kjo bëhet duke shtuar numrin e analizave laboratorike në PIK, me një qëllim të vetëm: të parandalohet hyrja e ushqimeve të pasigurta dhe të pashëndetshme në pjatat tona.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved