Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamje nga aksi rrugor Elbasan–Papër, ku ka përfunduar edhe Loti 2 i projektit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga aksi i përfunduar, teksa ka uruar qytetarët për një javë të mbarë.
“MIRËMËNGJES ???? dhe me Lotin 2 të përfunduar të aksit Elbasan–Papër, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Aksi Elbasan–Papër është një segment rrugor me rëndësi, i cili përbën pjesën e parë të projektit të madh infrastrukturor për ndërtimin e autostradës së re Elbasan–Rrogozhinë
