Me urdhër të GJKKO, SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Aksioni lidhet me një hetim ku ka dalë dhe emri i ish-kryepolicit dhe vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal.
Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të personave të tjerë.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” edhe për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, e cila u pezullua nga detyra.
Hyseni ka qenë shpesh herë në shënjestër të akuzave të opozitës. Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar. Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.
Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Drejtoreshë e SHISH: Në mars të vitit 2023, Rama e propozoi atë si drejtuese të SHISH. Ajo u dekretua zyrtarisht nga Presidenti Bajram Begaj më 3 prill 2023 dhe u prezantua në krye të institucionit të nesërmen.
