• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Nisma e ndryshimeve ligjore për Specialen, PDK ofertë Kurtit: Tërheqim padinë në Kushtetuese nëse e votoni nismën

22/09/2026
in Diaspora
        
 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se partia e saj do t’i tërheqë që nesër lëndët nga Gjykata Kushtetuese që i ka dërguar lidhur me konstituimin e Kuvendit e po ashtu me votimin e Qeverisë Kurti 4, nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do t’i votojë plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Po ashtu të zotohet se Qeveria të marrë shpenzimet e mbrojtjes dhe të trajtohet procesi me përgjegjësinë e duhur shtetërore.

“Nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar sot për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, do të marrë përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes dhe do ta trajtojë këtë proces me përgjegjësinë e duhur shtetërore, ne jemi të gatshëm t’i tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese qysh nesër”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se fillimisht do e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit, duke pasur parasysh se kjo kërkesë, me të cilën kontestohet ky proces, nuk është tërhequr.

Më tej thuhet se propozimi i PDK-së do të shqyrtohet me kujdes juridikisht në mënyrë që të mos ketë ndonjë pasojë të mundshme, veçanërisht kur aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së do të procedohet në shkallën e Apelit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i ka reaguar Çitakut duke i thënë se nuk është çdo gjë kalkulim politik.

“Vlora Çitaku, nuk është gjithçka kalkulim politik. Të paktën çështjes së Gjykatës Speciale t’i qasemi pa kalkulime e me pak më shumë prioritet. Çka është kjo sjellje politike, njëherë thoni nuk kemi Kuvend, e çoni në Gjykatë Kushtetuese, bojkotoni kompletimin e kryesisë, pastaj i drejtoheni Kuvendit që e konsideroni antikushtetues dhe thuani i tërheqim kërkesat në Kushtetuese. Ju lutem për pak seriozitet, më shumë reflektim për gabimet fatale të shkuara nga të cilat duhet të nxirren mësime dhe të kemi strategji shtetërore të bashkërenduar për mbështetje të procesit të padrejtë në Hagë”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Ndaj Rrustemit ka reaguar Çitaku. Ajo ka thënë se “kalkulime po bën Vetëvendosja”.

“VV. Kalkulime po bëni ju. Po thoni se nuk do të jepni mendim për ligjin për Gjykatën Speciale dhe për ndihmën financiare pa folur Gjykata Kushtetuese. Ne po jua heqim këtë kusht. Çfarë mendoni? Seriozisht. Nuk ka asnjë kauzë më të madhe e më të rëndësishme se kjo betejë. Asgjë nuk është e barasvlershme me të. Kjo nuk është koha për taktizime. Koha është për veprim. Tani. Menjëherë. Jo për PDK-në, por për historinë. Për UÇK-në. Për çlirimtarët. Pa hezitim. Pa u ndalur. Deri në fund. Deri në liri”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kufizim të mandatit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe monitorim ndërkombëtar të punës së saj, synon Partia Demokratike përmes ndryshimeve ligjore.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njoftoi se kanë proceduar në Kuvend nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të Specializuar.

Hamza ka thënë se meqë Specialja u krijua për të adresuar pretendimet e ngritura në raportin e Dick Martyt, në Hagë duhet të gjykohen akuzat që kanë të bëjnë me trafikim organesh dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa rastet që kanë të bëjnë me krime të luftës të barten në Kosovë./Koha


        
 
Next Post

Dyshohet se fshehu në emër të tij dy vilat e Ballukut: SPAK intimidon Igli Taren e mbanë 5 orë për ta pyetur 1orë

Përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror?! A janë "intrigë" dy akuzat që Dumani ka ndaj Vlora Hysenit për ta arrestuar?

GJKKO i caktoi "arrest shtëpie": Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved