Hetimet ndaj biznesmenit Ergys Agasi kanë çuar SPAK-un deri te drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra. Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Pamjet filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, së bashku me materiale të tjera të administruara nga SPAK i kanë shërbyer Prokurorisë së Posaçme për të zgjeruar hetimet dhe për të hapur një fraksion të ri të dosjes AKSHI 20/1-20025
Pamjet e sekuestruara dokumentojnë takime të biznesmenit me ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Vetë Agasi, gjatë seancës së një dite më parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ka pranuar se i ka zhvilluar këto takime, por ka mohuar që ato të përbëjnë vepër penale.
Por i dyshimtë është fakti si si është e mundur që agasi një specioist i fushës së teknologjisë informatike të mos ketë mundur pas 8 muajsh në kërkim të fshinte apo ta ekzekutonte celularin e tij?
Pretendohet nga shumë specialistë se Agasi i ka ruajtur në menyrë të qëllimshme pamjet, për të shantazhuar të dyja palët edhe SPAK edhe SHISH për filmime dhe survejime të ndërsjellta.
Koha do e tregoj se ku “fle lepuri” që e detyroi dhe nxitoi SPAK të vraponte për ta arrestuar në ajër Vlora Hysenin. /Ekskluzive.al
