• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Situatë e rënduar nga zjarret në Peqin, qindra forca në terren, pritet ndërhyrja nga ajri

03/10/2026
in Aktualitet, Kronike
        
 

Situata e zjarreve në territorin e Bashkisë Peqin vijon të mbetet e rënduar edhe gjatë orëve të para të fyndjavës, me vatra aktive në të dyja njësitë administrative, Përparim dhe Pajovë.

Sipas informacionit zyrtar të përcjellë nga Zyra e Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Elbasanit, intensiteti i flakëve ndryshon në varësi të drejtimit dhe forcës së erës, duke e bërë ndërhyrjen në terren veçanërisht të vështirë.

Operacioni për përballimin e situatës ka rifilluar në orën 05:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa në terren janë angazhuar qindra forca të shërbimit zjarrfikës, strukturave të emergjencave civile, Forcave të Armatosura, si dhe banorë të zonave të prekura.

Në operacion janë përfshirë gjithashtu dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe mbështetëse nga 11 bashki, të cilat po punojnë në koordinim për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

Një pjesë e forcave dhe mjeteve janë pozicionuar në afërsi të banesave, me qëllim mbrojtjen e tyre, ndërsa grupe të tjera po punojnë për hapjen e brezave mbrojtës dhe izolimin apo shuarjen e vatrave aktive.

Pavarësisht episodeve me flakë të larta që janë evidentuar edhe gjatë orëve të fundit, deri tani nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat apo gjënë e gjallë.

Bilanci i deritanishëm përfshin vetëm një banesë të vjetër dhe të pabanuar, e cila është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së djeshme.

Ndryshimi i drejtimit dhe forcës së erës mbetet një prej faktorëve kryesorë që ndikon në dinamikën e zjarrit. Për këtë arsye, situata monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe forcat në terren po ndërhyjnë sipas lëvizjes së frontit të flakëve.

Autoritetet dhe strukturat operacionale vijojnë të mbajnë të përqendruar kapacitetet kryesore pranë zonave të banuara, duke synuar që zjarri të mos depërtojë drejt banesave dhe të kufizohet përhapja e mëtejshme e vatrave.

Operacioni vijon pa ndërprerje, ndërsa ekipet në terren po punojnë për shuarjen e vatrave aktive dhe krijimin e brezave mbrojtës në zonat më të rrezikuara.Edhe sot pritet që krahas ndërhyrjes nga toka që po vazhdon për izolimin dhe shuarjen e zjarreve të bëhet sërish ndërhyrja nga ajri.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved