Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin. Trajneri italian u shpreh se skuadra meritonte fitoren, edhe pse po luante me 10 lojtarë.
Ai gjithashtu shtoi se ekipi u penalizua nga disa vendime të arbitrit, që sipas tij ishin të pakuptimta.
“Meritonim një rezultat shumë të mirë. Meritonim edhe fitoren, edhe pse luajtëm me 10 lojtarë. U penalizuam nga kartoni i kuq, por skuadra reagoi mjaft mirë.
Duhet t’i përmirësojmë disa gjëra. Por një paraqitje e tillë na bën të ecim përpara. Na penalizuan edhe disa vendime arbitrare që janë disi të pakuptueshme. Gjithsesi ne vazhdojmë të ecim përpara.
Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Na duhej Manaj në fushë, sepse është gjithmonë në kontakt me topin. Mund të shfrytëzonim dhe hapësirat që krijonte Muçi. Na penalizoi ndeshja, prandaj zëvendësuam edhe Hoxhën”, tha Maran.
