• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si me 21 janarin e kthyer nga Strazburgu, SPAK-u nuk guxon t’i afrohet Berishës: Pezullon hetimet për dosjen e vrasjes së 4 vëllezërve Haklaj! Familjarët ankohen për vendimin: Me zë dhe figurë e vërtetuar…Sali Berisha urdhëruesi

04/10/2026
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

Pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe marrjes në pyetje të disa personave, prokurorja Elida Kaçkini ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe dërgimin e materialeve pranë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe gjetjen e provave.

Por ky vendim është kundërshtuar nga familja Haklaj. Babai i vëllezërve Muharrem Haklaj dhe motra Aishe Haklaj, i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me ankim, duke kërkuar vijimin e hetimeve mbi kallëzimin e depozituar në SPAK në korrik të vitit 2021.

Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda. Në kallëzimin e tyre, Ajshe dhe Muharrem Haklaj akuzojnë ish kryeministrin Sali Berisha se ka urdhëruar vrasjet e katër vëllezërve. Krahas Berishës, në kallëzim janë përfshirë edhe 15 persona të tjerë, të cilët kallëzuesit i akuzojnë si pjesë të një grupi të armatosur dhe një organizate kriminale që, sipas tyre, vepronte nën urdhrat e ish kryeministrit.

Në kallëzim janë ngritur akuza për vrasje me paramendim, krijim të bandës së armatosur dhe organizatës kriminale, kryerje të krimeve në kuadër të tyre, si dhe akte terroriste. Përfaqësuesi ligjor i familjes Haklaj, avokati Idajet Beqiri, ka deklaruar në kallëzim se familja dispononte prova, dokumente, materiale filmike dhe dëshmi që, sipas tij, mund të ndihmonin në zbardhjen e vrasjeve. Vetë motra e madhe e Haklajave Ajshe Haklaj, Muharrem Haklaj dhe familjarë të tjerë dëshmuan për disa orë në SPAK duke paraqitur pretendimet e tyre.

Ndërkohë, prokuroria e posaçme pasi ka kryer veprimet hetimore të konsideruara të nevojshme dhe ka marrë në pyetje disa persona të tjerë dhe me pas , ka vendosur pezullimin e çështjes dhe referimin e saj për veprime të mëtejshme hetimore. Vrasjet e katër vëllezërve Haklaj janë pjesë e një historie të gjatë konfliktesh dhe përplasjesh të armatosura në Tropojë, ndërsa familja Haklaj prej vitesh kërkon zbardhjen e tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që ata i konsiderojnë përgjegjës.

Katër vëllezërit Haklaj u vranë brenda një periudhe prej afro tre vitesh, në një seri atentatesh në Tropojë. I pari ishte Shkëlqim Haklaj, i vrarë më 5 janar 1998 në Qafën e Luzhës. Më 4 gusht 1999 u vra Halil Haklaj, ndërsa vëllai i tij Fatmir, i cili mbeti i plagosur në këtë atentat, u vra tre muaj më vonë, më 4 nëntor 1999, në Bujan. I fundit nga katër vëllezërit ishte Ylli Haklaj, i vrarë më 3 dhjetor 2000 në një atentat me snajper. Këto vrasje ndodhën në periudhën e përplasjeve të armatosura dhe konflikteve të shumta në Tropojë.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved