• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Ditë vendimtare për Kosovën! Sot afati i fundit për presidentin ose vendi shkon sërish në zgjedhje! Protestuesit rikthehen në shesh: Votoni ligjin për Specialen!

06/10/2026
in Diaspora
        
 

Kosova hyn sot në një ditë vendimtare, me protestuesit që rikthehen në orën 09:00 para Kuvendit për të kërkuar votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa pikërisht këtë të martë skadon edhe afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Është një skenar që Kosova e ka përjetuar vetëm pak muaj më parë. Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit u shkaktuan pikërisht nga dështimi i Kuvendit të mëparshëm për të zgjedhur presidentin. Por as vota e qershorit nuk e zgjidhi ngërçin.

Protesta rinis sot pas një të hëne të trazuar, kur ndryshimet për Specialen kaluan në parim me 91 vota, por nuk u votuan në lexim të dytë. Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë lanë 17 persona që kërkuan ndihmë mjekësore, 11 qytetarë dhe 6 efektivë, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji. Gjatë protestës pati edhe 3 të arrestuar, ku në prangat e policisë përfundoi djali i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për rikthimin e qytetarëve në shesh. Protesta e sotme është paralajmëruar të nisë në orën 09:00, me të njëjtën kërkesë: Kuvendi të mblidhet dhe të votojë në lexim të dytë ndryshimet për Specialen.

Por sot është njëkohësisht edhe dita e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Radha e këtyre dy votimeve përplasi dje Vetëvendosjen me PDK-në. LVV kërkon zgjedhjen e presidentit dhe më pas votimin për Specialen, ndërsa PDK kërkon fillimisht miratimin përfundimtar të ndryshimeve për Dhomat e Specializuara dhe më pas presidentin.

Takimi i djeshëm mes Albin Kurtit dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, përfundoi pa marrëveshje. Megjithatë, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi mbrëmë se partia është e gatshme që sot të zhvillohen të dyja votimet, në dy seanca.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda afatit të sotëm, Kosova përballet me zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.


        
 
Next Post

Takim ndryshe me delegacionin e Kongresit amerikan, Rama publikon fotot me ambasadorin Wendt dhe përfaqësuesit e tjerë

Ambasadori amerikan takim me Brahon dhe kreun e BKH-së Keta: Në fokus lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës! S’përmend korrupsionin

I mituri godet me vezë në protestë, Unioni i Gazetarëve dënon sulmin ndaj gazetarit Bledi Mane: E papranueshme, autorët të përballen me ligjin

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved