• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

I mituri godet me vezë në protestë, Unioni i Gazetarëve dënon sulmin ndaj gazetarit Bledi Mane: E papranueshme, autorët të përballen me ligjin

06/10/2026
in Aktualitet
        
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka dënuar sulmin verbal dhe fizik ndaj gazetarit Bledi Mane, gjatë protestës së zhvilluar dje në kryeqyet. Nga pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale shihet se ai që ka qëlluar me vezë Bledi Manen ka qenë një djalë një i mitur.

Sipas Unionit, të tilla situata dëshmojnë një situatë shqetësuese për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga protestat, veçanërisht kur ata shprehin publikisht pikëpamje apo qëndrime të ndryshme.

“Agresioni ndaj gazetarëve nga individë apo turmë protestuesish kurdoherë është i dënueshëm dhe akt anti lirisë dhe mendimit ndryshe. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon agresionin verbal, sulmet me sende të forta dhe vezë si dhe stigmatizimet në turmë, ndaj gazetarit Bledi Mane ditën e sotme, nga një numër i vogël protestuesish në rrugë të Tiranës.

Imazhe dhe sekuenca të tilla, janë dëshmi e një agresioni jo vetëm verbal ndaj gazetarëve që ndajnë pikëpamje dhe mendim ndryshe.

Sulme të tilla në turmë, ndaj zërave që shprehen sipas pikëpamjeve personale dhe që shpesh ndajnë edhe qëndrime të angazhuara, janë të papranueshme. Ato dëshmojnë problem serioz të sigurisë së gazetarit në protesta dhe të trajtimit të tyre nga protestuesit”, thuhet në deklaratë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e cilëson të papranueshëm çdo sulm ndaj gazetarëve në krye të detyrës, duke kërkuar nga autoritetet policore që të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestave.

Në fund, Unioni u bën apel protestuesve dhe çdo qytetari që përballet me gazetarët në terren të distancohet nga çdo formë dhune, kërcënimi apo stigmatizimi ndaj tyre.

“UGSH kërkon nga autoritetet policore të jenë në lartësinë e detyrës për garantimin e kësaj sigurie për gazetarët dhe punonjësit e mediave.

Sjellje dhe agresione të tilla protestuesish ndaj integritetit fizik të qytetarit dhe gazetarit, dënohen me ligj.

UGSH kërkon vënien para përgjegjësisë të autorëve të këtij agresioni dhe apelon për distancim të çdokujt që përballet me gazetarët në detyrë, kudo dhe kurdoherë”, përfundon deklarata.

Në protestën e djeshme para Kuvendit, protestuesit nuk sulmuan vetëm gazetarin Bledi Manen, por ata gjithashtu u përplasën edhe me disa deputetë që po shkonin në seancën plenare. Protestuesit përfshirë aktivisten Arvina Lleshi, ndoqën nga pas disa deputetë të mazhorancës dhe opozitës, mes tyre Kiduina Zakën, Adi Qosen, Besart Xhaferrin e Klevis Balliun.


        
 
Next Post

Thellohet skandali i Postës së Durrësit/ Burri i ish-drejtoreshës ‘gjobë’ punonjësve të filialit: 250 euro çdo muaj ose ikni nga puna! Fetah Mataj vihet në pranga

Qëlloi për vdekje 13 ushtarë në 2009, ish-majori do të ekzekutohet me pushkatim! Hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore

Një në katër vende pune do të mbetej bosh! Si do të dukej tregu në Gjermani pa emigrantët?

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved