• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Justina Shiroka Pula zgjidhet Presidente e Kosovës. Marrëveshja në mesnatë mes VV dhe PDK shmang zgjedhjet e parakohshme

07/10/2026
in Diaspora
        
 

Kryetarja e Akademisë së Shkencave, Justina Shiroka Pulaj është zgjedhur Presidente e Kosovës me 81 vota, gjatë seancës së Kuvendit të mbajtur në orët e vona të kësaj mbrëmje. Votimi në Kuvendin e Kosovës shmangu kështu shpërndarjen e Parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Pula mori mbështetjen e nevojshme të deputetëve, duke u zgjedhur në krye të Presidencës së Kosovës. Në garë për postin e Presidentes ishte edhe Eliza Hoxha, deputete e PDK.

Me pjesëmarrjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, në sallë u sigurua kuorumi prej mbi 80 deputetësh, me ç’rast Shiroka Pula mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidente e re e vendit.

Kjo zgjidhje erdhi pas një serie deklaratash dhe përplasjesh publike gjatë orëve të mbrëmjes. Fillimisht, kryeministri Albin Kurti kishte propozuar votimin e ligjit në këmbim të votës së PDK-së për Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin, ofertë kjo që u refuzua nga lideri i PDK-së, Bedri Hamza. Më vonë, Kurti doli me një propozim të modifikuar, duke propozuar emrin e Shiroka Pulës.

Sakaq, në Kuvendin e Kosovës u votua po këtë mbrëmje edhe ligji për Dhomat e Specializuara.

Si u shmangën zgjedhjet e reja

Seanca nisi rreth një orë para mesnatës, pasi partitë politike u dakorduan për procedurën e votimit. Fillimisht, deputetët miratuan me procedurë të përshpejtuar shmangien e afatit rregullor prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve dhe votuan Projektligjin për Dhomat e Specializuara, i cili një ditë më parë kishte kaluar leximin e parë me mbështetjen e 91 deputetëve. Ky ligj trajton çështje që lidhen me mbrojtjen ligjore dhe mbështetjen financiare për personat që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Menjëherë pas kësaj, Kuvendi kaloi në procedurën e votimit për kreun e ri të shtetit. Në garë ishin dy kandidate: profesoresha Justina Shiroka Pula dhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila u propozua formalisht nga partia e saj për të përmbushur kërkesën kushtetuese për praninë e të paktën dy kandidatëve në proces.


        
 
Next Post

Nga "këmishëkafët" e Hitlerit te flamingot rozë të... rrugëve

Plani i ri i zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse

Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin! Zv.ministrja e Drejtësisë: Në 2027 përafrojmë ligjet me direktivat europiane dhe standartet e BE-së

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved