• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 12, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Gjobë për Kosovën, ndëshkim për Kroacinë, por Serbia merr goditjen më të rëndë nga UEFA

10/10/2026
in Sport
        
 

UEFA ka vendosur sanksione financiare dhe masa disiplinore ndaj federatave të futbollit të Kosovës, Kroacisë dhe Serbisë, pas shkeljeve të konstatuara në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Mes gjobave dhe ndalimeve të shitjes së biletave, vendimi më i rëndë i takon Serbisë, e cila do të luajë ndeshjen e radhës në shtëpi pa praninë e tifozëve.

Federata e Futbollit e Kosovës është gjobitur me 35 mijë euro. Nga kjo shumë, 15 mijë euro janë vendosur për shfaqjen e një mesazhi të papërshtatshëm për një aktivitet sportiv, ndërsa 20 mijë euro të tjera për sjellje raciste dhe diskriminuese të tifozëve në humbjen 3-1 ndaj Austrisë. Përveç gjobës, Kosova është ndëshkuar edhe me ndalim të shitjes së biletave për një ndeshje jashtë fushe në kompeticionet e UEFA-s. Kjo masë është pezulluar për dy vjet dhe do të hyjë në fuqi në rast të përsëritjes së shkeljeve përkatëse brenda kësaj periudhe.

Edhe Kroacia është ndëshkuar për sjelljen e tifozëve të saj. Federata kroate duhet të paguajë 20 mijë euro gjobë pas humbjes 4-1 ndaj Spanjës, për sjellje raciste dhe diskriminuese në tribuna. Ashtu si në rastin e Kosovës, edhe për kroatët është vendosur ndalimi me kusht i shitjes së biletave për një ndeshje jashtë fushe, i pezulluar për dy vjet.

Serbia, dënimi më i rëndë

Në të njëjtin vendim disiplinor, UEFA ka ndëshkuar edhe Serbinë. Federata serbe është urdhëruar që ndeshjen e radhës në shtëpi ta zhvillojë pa spektatorë, ndërsa është gjobitur me 50 mijë euro për sjellje raciste dhe diskriminuese në ndeshjet kundër Greqisë dhe Holandës. Kësaj shume i shtohen edhe 20 mijë euro gjobë për shfaqjen e një mesazhi të papërshtatshëm për ngjarje sportive.

Vendimet tregojnë se UEFA po vijon të marrë masa ndaj sjelljeve diskriminuese në stadiume, me sanksione që variojnë nga gjobat financiare deri te zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë dhe kufizimet e shitjes së biletave.


        
 
Next Post

FIFA publikon raportin tronditës për Botërorin 2026, Argjentina në krye të listës së urrejtjes

E bujshme! Shqipëri-Finlandë, 10 mijë bileta të shitura një muaj përpara: Kuqezinjtë nuk janë më vetëm!

Berisha zgjohet nga ënndrra..."non grata" në ballë! Ambasadori Wendt takim me Bylykbashin, Tabakun e Kason! Në tryezë edhe deputetët e partive të vogla

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved