• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Manuali me 4 hapa: Si të “shpëtosh” arsimin dhe demokracinë pa shkruar asnjë rresht?

13/10/2026
in Blog
        
 

Nëse keni menduar se reformimi i universitetit, rrëzimi i një “sistemi të kalbur” apo ndërtimi i një rendi të ri kërkon punë kërkimore, shifra financiare apo projektligje, jeni tërësisht të painformuar mbi metodat e reja inovative.

Në tranzicionin tonë, zbulimi më i madh metodologjik është ky: zgjidhja e çdo halli arsimor dhe përmbysja e sistemit fillon e mbaron me thyerjen e një xhami apo shkuljen e kangjellave.

​Po e them që në fillim jo për justifikim, pot për të shmangur çdo keqkuptim, që unë jam 100% me studentët, me hallin e tyre real, me konviktet e prishura dhe me diplomën që nuk u vlen te dera e punës. Ata kanë arsye plot për tu indinjuar.

LEXO EDHE:
‘Të shqyej po e preke’, protestueset kundërshtojnë policinë, refuzojnë të largohen nga “Rruga e Durrësit”
Por ajo që po shohim sot para dyerve të Ministrisë nuk është projekt për studentët, por një gjellë e gatuar nga pjata bosh e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Thënë shkurt, është një kryevepër e projektit të kaosit.

​Këtu qëndron edhe kontrasti më i madh me atë që shohim sot në Evropë.

Në Francë, për shembull, studentët gjithashtu përplasen me policinë, bllokojnë rrugët e thyajnë xhama, por prapa asaj revolte qëndron një kauzë. Ata kanë kërkesa konkrete për buxhetin, për infrastrukturën dhe për kushtet e jetesës, gjë që e kthen edhe përplasjen në një mjet presioni për zgjidhje. Kjo ndodh rëndom atje, ama çdo protestë ka kërkesë konkete që nuk është marrja e pushtetit pa votë e rrëzimi i qeverisë.

Ndërsa te ne, ndryshe nga Parisi që u kopjua sot në forme, e gjithë kjo lëvizje nuk ka as kauzë e as zgjidhje. Ajo mbetet thjesht një kaos dhe një kakofoni e zbrazët politike.

​Ja hapat e këtij manuali magjik se si po tallet politika populiste majtiste e djathtiste me ëndrrat e rinisë:

Zëvendëso platformën me gurin

​Siç vërente Hannah Arendt, dhuna shfaqet atëherë kur ideja është në krizë. Kur nuk ke një plan se si do të financohet universiteti apo si do të ndërtohet ky “sistemi i ri” ditën e nesërmë, zgjidhja më e thjeshtë është të shkulësh një gardh. Pse të lodhesh duke lexuar “Marrëveshjen e Loxh-it” që bënë studentët në Poloni për autonomi universitare, apo platformën e studentëve tanë të vitit 1990 për pluralizëm?
Projektet janë të ndërlikuara. Kaosi është falas.

​Bëj bashkë të pamundurën

​Pasioni më i madh i organizatorëve sot është pluralizmi ideologjik. Bëhen bashkë të majtët që kërkojnë shtetëzim e arsim falas, me të djathtët që kërkojnë treg të lirë. Ata nuk merren dot vesh as për konceptin e një leksioni, por bashkohen te guri që thyen xhamin. Caktimi i objektivit është i thjeshtë: “Të tërhiqet qeveria, të shembet sistemi, pastaj shohim e bëjmë.” Giovanni Sartori e quante këtë nihilizëm politik, zbrazëti e plotë konceptuale e maskuar si revoltë.

Tjetërso ambalazhin

​Kur një protestë politike mbush 136 ditë në shesh dhe shifrat e pjesëmarrjes bien në mënyrë dramatike, zgjidhja më praktike është t’i vësh aksionit opozitar një emër të ri: “Protesta e Studentëve”. I heq pankartat për konviktet, i vesh mantel rinor dhe e fut të gjithë rininë në një lojë ku ajo shërben thjesht si mish për top.

​Mos u përgjigj kurrë për të nesërmen

​Max Weber thoshte se politika e pjekur kërkon etikën e përgjegjësisë, detyrimin për të parashikuar çfarë vjen pas. Por te ne, pyetja se si do të ngrihet sistemi i ri marroset me buzëqeshje: “Mjafton të ikë kjo klasë politike dhe të rinjtë do ta marrin fatin në dorë.” Se si, me kë ligje, me çfarë kodi zgjedhor e me çfarë vizioni për arsimin, kjo mbetet sekret shtetëror.

​Nëse dikush dëshironte me të vërtetë të ndihmonte studentët apo të ndryshonte sistemin, sot do të kishte një projekt politik në tryezë. Por këtu nuk ka projekt për arsimin e as për të ardhmen. Ka vetëm një manual kaosi institucional, ku studenti përdoret si forcë goditëse dhe halli i tij harrohet sa mbyllet kamerat e lajmeve.

Kush e bën dhe pse, mbetet ta shohim si telenovelë, ndaj s’po e them që sot./ Lexo


        
 
Next Post

Përparimi i Shqipërisë është i pandalshëm! Rama nga Luksemburgu: Mbyllim kapitullin e katërt, deri në fund të vitit synojmë të mbyllim edhe dyfishin

Shtëpia e Bardhë i kërkoi të jepte dorëheqjen, reagon ambasadorja e SHBA-së në Greqi: Ka qenë nderi i jetës sime t’i shërbej…

Profesorët e hajdutërisë edhe dhëndërri edhe deputeti... në protestë! Abi dhe Xhin Xhoni në protestë te Ministria e Arsimit...me "studentët" e tyre

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved