• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Si ndodhi që e ndalën dorën te ambasada e Vatikanit?!

14/10/2026
in Blog
        
 

Nga Frrok Çupi
U ndalën para ndërtesës së vjetër, me stil të veçantë, në Rruga e Durrësit, dhe iu bënë sytë xixa.

Sulmuan të parët dhe shqyen derën e parë. Pastaj ‘vunë dorë edhe te gruaja jote’, sipas një filmi të vjetër shqiptar. Murgeshat u tmerruan dhe u bënë sa një grusht poshtë shkallëve. Frazeologjizma ‘vunë dorë mbi gruan’, ka ngarkesë se ‘kryen gjënë më të papranueshme e mizore’ për njerëzimin.

Këta e bënë provën e parë të mëkatit të madh, sulmuan selinë e përfaqësisë së Selisë së Shenjtë. Superfuqitë, të dy superfuqitë, i kanë shpallur ‘të dhunshme’ veprimet që po zhvillohen rrugëve në emër të ‘protestës së studentëve në Tiranë. Ndërsa autoritete shtetërore dhe analistë, i kanë quajtur ‘huliganë’.

‘Huliganët’ me emra studentësh, sulmuan simbolin, trupin dhe nderin e pacenueshëm të shtetit të Vatikanit. Hoqën flamurin e Vatikanit, vendosën aty flamurin shqiptar dhe kënduan këngën e vjetër ‘Kush është burrë nuk frigohet/ Po vdes, po vdes si një theror’. Ambasada e Vatikanit u pushtua. Ky ishte kuptimi. Sulmi i fundit mbi Vatikan u krye në vitin 1943, 5 Nëntor, gjatë luftës së dytë. Ndërsa sulmi i parë është shënuar viti 1526. I treti është sulmi i 14 tetorit ( sot) nga huliganët alias Huthi në Tiranë.

Selia është ndërtuar para Luftës së Dytë, aty bën hije e pacenuar prej shumë dekadash. Pas vitit 1991 u emërtua si selia e Ambasadës së Vatikanit në Shqipëri. Fakti që ‘huliganët’ e sulmuan ka shumë kuptime, madje ka shumë qëllime të kobshme.

Por një nga kuptimet e para është se Ambasada e Vietnamit ndodhet në Rruga e Durrësit. Qëndro para bar ‘Flora’, hidh shikimin për nga Perëndimi, ka mundësi që të shikosh kupolën e Bazilikë së Shën Pjetrit, në Vatikan. Dhe duket se Perëndimi, dmth., dielli që lind nga Perëndimi, u bën hije huliganëve, terroristëve, haxhiqamilistëve. Sulmi mbi ‘Vatikanin, që ndodhet në rrugën që vjen nga Perëndimi ndodhi me urrejtjen kundër Krishterimit Perëndimor. Vetëm pak orë para sulmit mbi ‘Vatikanin’, huliganët kishin sulmuar Ministrinë e Arsimit, edhe ky objekt një ‘kult i dijes’. Në atë kohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo kishte përfunduar mbledhjen ndërqeveritare Shqipëri- BE, ku u shënua edhe një hap tjetër për drejt anëtarësimit në BE. Goditja e fundit kundër Perëndimit u krye bash në hapësirën ku shikohet kupola e Vatikanit.

Këta po ktheheshin nga ‘pushtime’ të tjera. Kishin dhunuar qytetin dhe qytetarinë tonë, semaforë, trotuare, kanxhela, banka, pemë, policë, kalimtarë…, dhe jo papritur u doli përpara ‘Vatikani’. Vatikani, aty ka bërë hije shumë vite më parë; jo se nuk ishte Vatikani në Rrugën e Durrësit, por nuk ishin këta dhunues të krishterimit. Kudo sulmuan e dogjën gjatë rrugës, por te Vatikani kryen aktin e pushtimit; hoqën flamurin dhe kënduan këngën ‘do të vdes si theror’. Qëllimi i gjithë kësaj lëvizjeje alias Huthi në Jemen, është pikërisht sulmi kundër ‘Vatikanit’, domethënë kundër Krishterimit dhe Europës.

Këta kishin ngarkuar barrë me mëkate të mëdha, kishin ngarkuar hekura kanxhelash, ngarkuan turpin e sharjeve me ‘rob shpie’, urrejtjen mizore, kapuçat e mëkatit të fshehtë, perversitetin, etjen për dhunë, ligësinë ndaj vendit, urrejtje ndaj Perëndimit.

Dhe e ndalën dorën në selinë e Vatikanit.

Kushedi sa seli, sa kulte, sa kulla, sa vlera e sa statuja kishte qyteti!

Por e ndalën dorën te pasioni ‘vdekje Vatikanit’.


        
 
Next Post

Belo u fut mes protestuesve me pamje të re por e njohën... e dëbuan dhe e poshtruan, revoltohet: Ata janë të paguar

VIDEO/ Protesta përshkallëzohet në vandalizëm! I vihet flaka Ministrisë së Arsimit: Vandalët të maskuar si protestues hipin mbi muret e godinës

Vandalët në protestë shkatërrojnë semaforët, i djegin bashkë me stolat plastikë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved