• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Doni karburant më të lirë? E keni por…supriza është e hidhur: Dyfishohet taksa vjetore e makinave! Elektriket do paguajnë 165 euro taksë qarkullimi në vit

30/10/2026
in Aktualitet
        
 

Pas lajmit të mirë për heqjen e taksës së qarkullimit, ka ardhur supriza e hidhur. Qeveria do të dyfishojë taksën vjetore që qytetarët paguajnë për automjetet e tyre duke rritur me dy herë tarifën e karburantit në formulën që përcakton këtë taksë.

Si ndryshon formula për makinat me naftë dhe benzinë?
Për të zëvendësuar paratë që shteti humb nga heqja e taksës së qarkullimit në pompë, “taksa fikse” brenda formulës vjetore të llogaritjes rritet ndjeshëm:
• Për motorët deri në 2,000 cm³: Taksa fikse bëhet 25 lekë për naftën (ishte 12.5) dhe 20 lekë për benzinën/gazin (ishte 10).
• Për motorët mbi 2,000 cm³: Tarifa përcaktohet në 26 lekë për naftën dhe 21 lekë për benzinën ose gazin.
• Makinat e reja (0-3 vjet): Zgjerohet baza e taksimit, duke përfshirë mjetet e reja që aktualisht ishin të përjashtuara nga kjo taksë.

Sa i shkon taksa një makine 10 vite të vjetër me kubaturë nën 2000 cm3
Aktualisht automjetet taksohen sipas një formule që bazohet mbi vjetërsinë, llojin e kaburantit dhe cilindratën (Taksa Vjetore = Cilindrata (cm³) x Koeficienti i Vjetërsisë x Taksa Fikse e Karburantit)

Për makinat me naftë tarifa fiksee karburantit është 12.5 lekë, ndërsa për ato me benzinë kjo tarifë është 10 lekë. Rrjedhimisht një makinë me moshë 10 vite dhe me naftë, aktualisht paguan 1,968 x 0.24 x 12.5 = 5,904 lekë taksë në vit.

Por nga 1 janari kjo taksë do të bëhet: 1,968 x 0.24 x 25 = 11,808 lekë në vit.

Përfundimi: Për një makinë 10-vjeçare me motor 2.0 naftë, qytetari do të paguajë saktësisht 5,904 lekë më shumë në vit për taksën vjetore (nga rreth 5.9 mijë lekë në rreth 11.8 mijë lekë).

Sa i shkon taksa një makine 10 vite të vjetër me kubaturë mbi 2000 cm3
Për një automjet me cilindratë 2.9 (2,900 cm³) dhe moshë 10 vjet (ku koeficienti i vjetërsisë është 0.24), llogaritja pëson një rritje më të ndjeshme sepse ky mjet futet te kategoria me kubaturë mbi 2,000 cm³.

Sipas relacionit të ri, për motorët mbi 2,000 cm³, taksa fikse e karburantit në formulë bëhet 26 lekë për naftën (ishte 12.5 lekë) ose 21 lekë për benzinën (ishte 10 lekë).
Ja llogaritja e saktë në variant të kopjueshëm për motorët Naftë:

Sipas skemës aktuale taksa (është):
2,900 x 0.24 x 12.5 = 8,700 lekë

Sipas skemës së re taksa (bëhet):
2,900 x 0.24 x 26 = 18,096 lekë
Diferenca: Qytetari do të paguajë 9,396 lekë më shumë në vit për taksën vjetore të këtij automjeti (nga 8.7 mijë lekë shkon në rreth 18.1 mijë lekë).

Goditja për makinat elektrike dhe ato luksoze
Deri më sot, makinat elektrike promovoheshin si të përjashtuara nga detyrimet, por me formulën e re ato do të përballen me një taksë fikse vjetore prej 15,000 lekësh (dhe 1,000 lekë për motomjetet elektrike).

Ndërkohë, për automjetet luksoze, taksa e përvitshme shtesë pothuajse dyfishohet, duke u rritur nga 21,000 lekë që është aktualisht, në 40,000 lekë në vit.

Taksë edhe për Rimorkiot
Për të përfshirë të gjithë përdoruesit e rrugës në mirëmbajtjen e infrastrukturës, shteti ka vendosur taksa edhe për dhe mjetet mbartëse. Rimorkiot dhe Gjysmërimorkiot: Do të taksohen me 1 lek për çdo kilogram peshë (për ato deri në 50000 kg) dhe me një tarifë fikse prej 60,000 lekësh në vit për ato mbi 50,000 kg.

Efekti total
Sipas dokumentacionit zyrtar të Ministrisë së Financave, efekti total i këtij projektligji të ri për taksat kombëtare parashikohet të jetë minus 5 miliardë lekë (efekt negativ neto në buxhetin e shtetit).
Ky bilanc final llogaritet nga dy lëvizjet e mëdha:

• Humbja nga karburanti (Minus 31.2 miliardë lekë): Heqja e taksës së qarkullimit prej 27 lekë/litër i heq buxhetit rreth 26 miliardë lekë nga vetë taksa dhe rreth 5.2 miliardë lekë nga TVSH-ja që aplikohej mbi të.

• Fitimi nga taksat e reja të makinave (Plus 26.6 miliardë lekë): Ndryshimi i formulës vjetore, taksa për makinat elektrike, rimorkiot dhe dyfishimi i taksës për makinat luksoze parashikohet të sjellin rreth 33.8 miliardë lekë në vit, nga 7.2 miliardë që sillte skema e vjetër.

Diferenca mes humbjes nga nafta dhe fitimit nga mjetet krijon këtë deficit neto prej 5 miliardë lekësh, i cili do të kompensohet nga politikat e tjera të Paketës Fiskale (si rritja e normës së TVSH-së në 21% apo tatimi i dividentit në 15%).


        
 
Next Post

Pasi firmosi transferimin e Veliajt në burgun e Fierit, drejtoresha e dorëhequr por e pa larguar e Burgjeve si kryetare shteti: I'a delegon detyrat e saj për tri ditë zëvendësit

Shembja e banesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarët, dalin pamjet e rënda. Hajdutët vodhën tubat e gazit dhe shkaktuan shpërthimin, autorët…

Aksident ajror në Bosnjë-Hercegovinë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian gjatë ngritjes! 4 të vdekur dhe 12 të plagosur

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved