Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj të 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Caktimi i datës 9 maj nga ana e kreut të shtetit erdhi pas takimeve që ai zhvilloi paraditen e kësaj të premteje me përfaqësues të partive politike.
Thirrjes së Begajt iu përgjigj vetëm Partia Socialiste dhe ajo e PSD-së.
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë nuk u bënë pjesë e konsultimeve për dekretimin e datës së zgjedhjeve, duke e konsideruar një shfaqje të panevojshme pasi Presidenti sipas tyre do të caktojë në fund datën e preferuar nga mazhoranca.
Por në njoftimin e shpërndarë nga zyra e kreut të shtetit thuhet se data 9 maj 2027 nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve.


