• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro, Përparim Rama merret në pyetje nga Prokuroria Speciale!

30/10/2026
in Diaspora
        
 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është marrë në pyetje këtë të premte (30 tetor) nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në cilësinë e të pandehurit, nën dyshimet për veprën penale “Shpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Hetimet lidhen me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”, për të cilin Komuna e Prishtinës kishte hapur një tender me vlerë të parashikuar prej 12 milionë eurosh.

Rama u paraqit në Prokurorinë Speciale rreth orës 13:30, ndërsa pas intervistimit deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për të sqaruar çdo çështje që lidhet me projektin.

Në deklaratën për mediat, kryebashkiaku i Prishtinës nuk kurseu as një thumbim ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai paraqitet në Prokurori, ndryshe nga kryeministri.

“Unë kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera. Jemi totalisht transparentë dhe për këtë arsye kam ardhur të diskutoj e të bisedoj, përkundër faktit që disa, si kryeministri, pa përmendur emra, nuk shkojnë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim me Prokurorinë, sepse kështu zhvillohet shteti demokratik”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se përgjegjësia e tij është zhvillimi dhe ndërtimi i Prishtinës, ndërsa Prokuroria ka për detyrë të verifikojë nëse gjithçka është bërë në përputhje me ligjin.

“Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, ndërtimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është të dijë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte pasur rrjedhje informacioni, pasi disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin paralajmëruar paraqitjen e tij në Prokurori, Rama nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Ju jeni profesionistë dhe vendosni vetë a ka pasur apo nuk ka pasur”, tha kryebashkiaku.

Çfarë është projekti “Arkitekti i Kryeqytetit” dhe pse u denoncua?

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit është themeluar në vitin 2022 nga Komuna e Prishtinës, gjatë mandatit të Përparim Ramës.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, ky shërbim parashikon hartimin e projekteve arkitekturore, urbanistike dhe infrastrukturore për kryeqytetin e Kosovës.

Për realizimin e tij, Komuna e Prishtinës kishte hapur një tender të quajtur “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, me vlerë të parashikuar prej 12 milionë eurosh.

Projekti ishte kritikuar nga opozita në Prishtinë dhe organizata joqeveritare, të cilat kishin ngritur pretendime për shkelje gjatë procedurave të tenderimit.

Në vitin 2024, organizata Demokraci Plus i kërkoi Komunës së Prishtinës anulimin e kontratës 12 milionë euro, duke pretenduar se kishte pasur shkelje gjatë përzgjedhjes së komisionit për vlerësimin e ofertave.

Sipas organizatës, në këtë komision ishte caktuar një person që nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës.

Demokraci Plus ngriti gjithashtu dyshime për konflikt interesi, pasi ky anëtar i komisionit figuronte si bashkëpunëtor i njërës prej kompanive fituese të tenderit, Anarch Sh.P.K.

Operatori tjetër fitues ishte kompania Ardi CC L.L.C.

Vetëvendosje denoncon pagesën prej mbi 1 milion eurosh

Ndërsa Përparim Rama po merrej në pyetje nga Prokuroria Speciale, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, publikoi një denoncim në rrjetet sociale lidhur me pagesat për projektin.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës kishte paguar 1 milion e 48 mijë euro për shërbimet e ofruara nga Arkitekti i Kryeqytetit gjatë periudhës tetor-nëntor 2023.

Sveçla pretendoi se kjo shumë ishte paguar për konsulencë, duke kujtuar se Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar projektin që në fillim.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, Përparim Rama ka këmbëngulur se është transparent dhe i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale për të sqaruar çdo dyshim.


        
 
Next Post

Gjykata federale bllokon lotarinë amerikane!

Dhjetë arsye pse u shua dhe privatizua protesta

Berisha thirrje militantëve të PD-së: Nesër të gjithë në protestë, se studentët nuk kanë më fuqi pa mbështetjen tonë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved