• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

T’i shpjegojmë rinisë rregullat e lojës në demokraci! Ambasadorja e BE, De Sousa dënon dhunën në protesta: Ankesat në institucione! Pakënaqësitë jo duke shkatërruar pronën publike e private!

31/10/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Dhuna që mbizotëroi në protestat e Tiranës në javën e parë të saj e që u përshkallëzua të shtunën e kaluar në tubimin kombëtar, për ambasadoren e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa , nuk është forma për të shprehur shqetësimet. Brenda një shteti demokratik thekson ajo- janë instrumentet për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

“Kjo nuk duhet të ndodhë në shtetet demokratike. Kjo nuk duhet të ndodhë në vende ku mbrojmë demokracinë tonë. Nuk duhet të ketë dhunë në rrugë. Pakënaqësitë e qytetarëve duhet të trajtohen dhe është e domosdoshme të trajtohen brenda institucioneve demokratike, të cilat, nga ana e tyre, kanë detyrën, kapacitetin dhe duhet të dëshmojnë se janë në gjendje t’u përgjigjen këtyre pakënaqësive” tha ambasadorja e BE-sw.

Njëkohësisht ambasadorja theksoi edhe nevojën për të forcuar kapacitetet për t’i trajtuar këto shqetësime.

“Pra, kemi mjaft punë për të bërë të gjithë politikanët, nëpunësit civilë dhe qytetarët në përgjithësi për të forcuar kapacitetin e institucioneve demokratike që t’u përgjigjen këtyre pakënaqësive, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet në dhunë në rrugë” tha ajo.

Rruga e vetme për të luftuar për atë që besojmë – ambasadorja thotë se është duke folur për to.

“Gjithashtu, duhet të angazhohemi me të rinjtë, me shoqërinë civile, me të gjithë, për t’i përfshirë dhe për t’u shpjeguar rregullat e lojës së demokracisë. Nuk mund t’i trajtojmë këto pakënaqësi duke shkatërruar pronën publike dhe private dhe duke cenuar rendin dhe qetësinë publike, dhe as nuk duhet të luftojmë në këtë mënyrë për to. Dua të them se ka vende të përshtatshme për të luftuar për atë që besojmë, ose për atë që qytetarët besojnë se është mënyra më e mirë për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të tyre. Dhe kjo, edhe një herë, duhet të bëhet përmes institucioneve. Këtu, bashkitë dhe autoritetet vendore luajnë gjithashtu një rol të madh” tha ajo.

Qëndrimin, ambasadorja e shfaqi për mediat pas takimit të katërt të komitetit të përbashkët konsultativ CoR-Shqipëri mbi rolin e pushtetit vendor në integrimin Europian. Edhe bashkëkryetari i këtij komuniteti, Antonio Mazzeo, theksoi se dhuna “nuk mund të jetë mjet i pranueshëm i shprehjes politike në një shoqëri demokratike”.

“Protesta paqësore është një mjet plotësisht legjitim dhe demokratik përmes të cilit qytetarët duhet të kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre” tha ai

Ai i bëri thirrje të gjitha palëve, institucioneve, por edhe protestuesve.

“Të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të shmangin çdo lloj përshkallëzimi që nuk bën aspak mirë. Qëndrueshmëria e një demokracie nuk matet vetëm me aftësinë për të garantuar rendin publik, por edhe me aftësinë e institucioneve për të ruajtur pluralizmin politik, përfaqësimin demokratik dhe besimin e qytetarëve” tha ai.


        
 
Next Post

Policia polake reprezalje në Gjykatën Kushtetuese! Pezullohet nga detyra Presidenti i GjK: Qytetarët në protestë!

E vrau dhe e hodhi në pus, 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin me Denaldo Maxhallakun: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistoletë

Po himnizohet dhuna: Përdorimi i të miturit në protesta, vepër penale! Rama: Kufizim të rrjeteve sociale pas konsultimit! Nga 2027 fëmijtë do rrinë më gjatë në shkollë, deri në 17:00

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved