Gjykata e Tiranës ka lënë në masën detyrim paraqitjeje Besmir Pulën dhe Vera Camajn, të cilët u arrestuan në protestën e 27 tetorit te Ministria e Arsimit dhe Kryeministria.
Të dy kundërshtuan punonjësit e policisë, sulmuan me sende të forta institucionin dhe dogjën kazanë mbeturinash, duke dëmtuar pronën publike dhe bllokuar qarkullimin në Rrugën e Durrësit.
Vera Camaj, është mbesa e shkrimtarit Martin Camaj e akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe dënuar me 4.8 vite me vendim të formës së prerë.
Vera Camaj, nënë e dy fëmijëve vuajti dënimin në burgun e grave tek “Ali Demi” . Ajo deklaronte nga burgu se gjëja që i mungon më shumë janë dy djemtë e saj, Fredi dhe Alondo, të cilët ka vite pa i parë.
Në një intervistë ajo rrëfen tentativat për t’i dhënë fund jetës dhe trishtimin e pafund që ka mbushur vitet e saj e kjo ndoshta është nje nga arsyet e forta për të shprehur mllefin ndaj sistemit.
27-vjeçari Pula kreu një vjedhje më 23 tetor në rrugën “Abdi Toptani” ku mori kasën e një motomjeti, me vlerë rreth 1 mijë euro.



