• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, November 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe! Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit: Plagos me thikë edhe dy policë gjatë tentativës për ta arrestuar

01/11/2026
in Kronike
        
 

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Malësinë e Madhe, ku një shtetas gjerman ka sulmuar me thikë dy efektivë të Policisë gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Një 27-vjeçar, me inicialet A. Q., ka njoftuar Policinë se, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë makinës.

Incidenti kishte ndodhur pranë një pike karburanti, në afërsi të pikës së kalimit kufitar. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i automjetit ishte një shtetas gjerman 47-vjeçar, me inicialet J. K., i cili ka refuzuar të identifikohet. Gjatë ndërhyrjes së efektivëve për neutralizimin e tij, 47-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S. Dy efektivët e plagosur janë transportuar menjëherë në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka arritur të neutralizojë dhe shoqërojë autorin e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi A. Q., 27 vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë mbi automjet, në afërsi të një pike karburanti pranë pikës së kalimit kufitar.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi gjerman J. K., 47 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, ka goditur me mjet prerës (thikë) dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


        
 
Next Post

VIDEO/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”! Rama prezanton “Diellën e re”: Cilat janë risitë në bashkëpunim me inteligjencën artificiale?

Protestat për koston e jetesës në Gjermani dhe jo "Merz ik"! Dhunë e kaos: Protestuesit plaçkisin biznese! Ndërhynë policia fuqishëm me gaz dhe autobote uji

Taksë për mjetet me targa të huaja që hyjnë në vend! Sistemi do të funksionojë si në BE, pagesë për ditë qëndrimi

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved