• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shikueshmëria e emisioneve të mbrëmjes: Kush ishin më të ndjekurit gjatë muajit të protestës?

04/11/2026
in Aktualitet
        
 

Debatet politike vazhdojnë të jenë programet më të preferuara për të ndjekur shqiptarët. Edhe pasi fiken kamerat e studiove televizive, në platformën e gjigandit YouTube, intervistat, përplasjet dhe deklaratat e të ftuarve marrin një jetë të dytë, duke arritur te publiku përtej orarit të transmetimit televiziv.

Në kushtet kur mungojnë matjet e besueshme të audiencës televizive, këto shifra ofrojnë një tregues të ndjekjes dhe përhapjes së përmbajtjeve televizive në hapësirën digjitale.

Për tetorin 2026, të dhënat e përmbledhura për dhjetë emisione vendosin në krye “Opinion” të Blendi Fevziut i transmetuar në TV Klan, me mbi 5 milionë shikime, i ndjekur në vend të dytë nga “Off The Record” i Andrea Dangllit i transmetuar në A2 CNN, me mbi 4 milionë, dhe “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit i transmetuar këtë sezon në Vizion Plus dhe TPZ.al, me rreth 3,7 milionë.

Në vendin e katërt renditet “Top Story” i Grida Dumës, me 3.493.758 shikime, (ku nuk kalkulohen programet e tjera brenda Top Media), i ndjekur nga “Now” i Erla Mëhillit, me 2.944.502. “Prime News24” i Nisida Tufës zë vendin e gjashtë, me 1.697.750 shikime.

Më tej, renditja vijon me “Çim Peka Live”, “Real Story” të Sokol Ballës, “Repolitix” të Denis Mingës dhe “Trialog” të Alba Alishanit.

Tetori ishte një muaj kur protestat dhe përplasjet politike zunë një vend qendror në debatet e mbrëmjes. Raportimet nga terreni, intervistat me protagonistët dhe diskutimet në studio e shtrinë trajtimin e këtyre zhvillimeve edhe në YouTube, ku publiku mund të ndiqte si emisionet e plota, ashtu edhe momentet më të komentuara.

Platforma YouTube u jep emisioneve mundësinë të arrijnë publikun përtej orarit të transmetimit, përmes episodeve të plota dhe fragmenteve të debateve apo intervistave.


        
 
Next Post

Muli i tronditur nga zgjedhjet në SHBA!

Reagon Veliaj, publikon ditarin e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në burg

“Kongresi me demokratët do mbështesë më shumë Ballkanin’’, Serwer: I shqetësuar nga dhuna në Shqipëri

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved