• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Vrasësi serial me pagesë arrestuar në Greqi: Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri! Zbardhet dëshmia: U fsheha këtu, ish-partneren e godita me sëpatë sepse…

07/11/2026
in Diaspora, Kronike
        
 

Zhvillime të reja dalin në dritë pas arrestimit në Athinë të shqiptarit Nikolin Pali, i kërkuar prej gjashtë vitesh për vrasjen e dyfishtë në Loutraki të Greqisë.

Sipas raportimeve të mediave greke, i arrestuari dyshohet se ka pranuar përfshirjen edhe në dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri. Pali, u arrestua në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës, gjatë një operacioni të forcave speciale EKAM dhe policisë greke. Ai ishte dënuar në mungesë për vrasjen e ish-partneres së tij, një 43-vjeçare me origjinë ukrainase, dhe partnerit të saj, një farmacist grek.

Sipas “Proto Thema”, 43-vjeçari dyshohet se ka rrëfyer edhe dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë nëse ai ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të rënda kriminale, përfshirë ekzekutime me pagesë.

Gjatë kontrollit në apartamentin ku u arrestua, policia greke gjeti një pistoletë, dy granata funksionale, dy mekanizma ndezës, tre palë pranga metalike dhe një leje qëndrimi të falsifikuar, në të cilën ishte vendosur fotografia e të arrestuarit.

Sipas autoriteteve greke, ndaj tij rëndonin vendime dënimi për vrasje me dashje, grabitje dhe zjarrvënie me dëmtim të pronës. Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me Interpolin, u konfirmua se ai kërkohej edhe nga autoritetet shqiptare për një grabitje me armë të mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën ishte dënuar në Greqi ndodhi natën mes 10 dhe 11 tetorit 2020, në një banesë pushimi në zonën e Loutrakit. Sipas hetimeve, autori dyshohet se sulmoi me sëpatë ish-partneren e tij dhe partnerin e saj, duke i goditur për vdekje. Më pas, ai mori para dhe bizhuteri nga viktimat, ndërsa automjetin e gruas e çoi në një zonë të izoluar dhe i vuri flakën për të zhdukur gjurmët.

Në të njëjtin operacion policor u arrestua edhe një 41-vjeçare shqiptare, e akuzuar për përkrahje të autorit të krimit dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Hetimet vijojnë për të zbardhur për të verifikuar nëse 43-vjeçari ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale në të dyja vendet.


        
 
Next Post

"Mbretëresha" e prostitucionit në Paris! Kush është tutorja shqiptare që drejtonte rrjetin e punonjësve të seksit në kryeqytetin francez?

Nga protesta drejt listës studentore/ Të rinjtë synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online

51-vjeçari torturohej prej 20 muajsh nga bashkëshortja, e digjte me cigare dhe e detyronte të hante në tasin e qenit, 30 mijë video zbulojnë tmerrin

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved