• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Protestuesit refuzojnë për herë të tretë PD-në: Duan të na vjedhin protestën si në ’90! “Berisha në burg” irriton kortezhin qesharak të demokratëve, përplasje fizike!

07/11/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Për të tretën herë, protestuesit para Ministrisë së Arsimit refuzuan të bashkoheshin me militantët e Sali Berishës, duke i akuzuar se po përpiqeshin t’ua “rrëmbenin protestën si në ’90”. Thirrja “Berisha në burg” irritoi militantët dhe solli përplasje fizike në protestë, ndërsa vetë ligjvënësit demokratë u distancuan dhe gjithë përplasjen e “ndoqën” nga hyrja e rrugës së Durrësit. Pjesëmarrja edhe këtë të shtunë në atë që ishte paralajmëruar si protestë kombëtare, ishte shumë e ulët

***

As protestës së tretë kombëtare, Sali Berisha nuk iu bashkua. Me gati një orë vonesë nga njoftimi zyrtar i protestës, demokratët dolën nga selia blu në orën 12:50 minuta dhe marshuan në drejtim të Kryeministrisë të udhëhequr nga Flamur Noka e funksionarë të tjerë të Partisë Demokratike. Para kryeministrisë, u shënua një pjesëmarrje e ulët e demokratëve në atë që ishte paralajmëruar nga Sali Berisha si protesta e tretë kombëtare e PD.

Edhe pse vetëm mes tyre, incidentet nuk munguan. Thirrja e një qytetari, Rama në burg, Berisha në burg, irritoi një militant, i cili e largoi nga turma, duke e goditur. Vetë zyrtarë të PD-së, e quajtën provokator të Edi Ramës. Ora 14:00 që shënonte momentin zyrtar të nisjes së protestës studentore para ministrisë së Arsimit, solli dhe marshimin e demokratëve.

Refuzimit të studentëve në dy protestat e kaluara, Sali Berisha i parapriu me një pankartë. “Bashkimi bën fuqinë” ishte ftesa për të rinjtë që të bëheshin bashkë në protestë, por studentët ia kishin rezervuar përgjigjen demokratëve me të njëjtën mënyrë. Një banderolë në të cilën shkruhej “Rama në burg, Berisha në burg”. Ishte kjo thirrje e përsëritur disa herë në kor nga studentët që solli irritimin e demokratëve.

Një grup demokratësh u përplasën me protestuesit, të cilët i shtuan thirrjet kundër Berishës. “Poshtë komunistët”, “Arresto Berishën”, “Berisha në burg, Rama në burg”, “Poshtë sekretari i partisë”, ishin disa nga thirrjet e të rinjve që nuk i pranuan zyrtarët e PD-së.

“Këta duan të rrëmbejnë protestën si në ’90. Ne jemi kundër klasës së vjetër politike, Ramës dhe Berishës”, tha një protestues.

Të refuzuar sërish, militantët e PD-së, sulmuan dhe një qytetar që shprehej kundër vjedhjes së protestës nga politika. Vetë të rinjtë, e larguan nga turma, për ta shpëtuar nga përplasja fizike.

Demokrati: Ke marrë ndonjë lek që ke ardhur këtu.

Qytetari: Asnjë lek Ai me syze: Nuk jam me asnjë parti. Rama në burg, Berisha në burg.

Demokrati: Jo Berisha, vetëm Rama, se të q**a motrën

Qytetari: Të dy.

Në këto momente distanca mes dy grupeve dukej e qartë. Përplasjet bënë që dy grupet të ndaheshin “si me thikë”, siç treguan edhe pamjet me dron të Report Tv.

Në tentativën e dytë për ta eliminuar këtë hapësirë, përfaqësuesja e PD-së, Xhulja Xhekaj, e merr hapur përgjigjen.

Qytetarja: “Rama në burg, Berisha në burg”, i vetmi bashkim. Fjala “Berisha në burg”, pse të dëmton kaq shumë?

Xhulia Xhekaj: Do më shërosh ti mua? Mua më shëron të ikë Rama. Do të më shërosh? Ec para. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, shko voto në kutinë e votimit.

Qytetarja: “Rama në burg, Berisha në burg” është i vetmi bashkim. Mos përçani, këtë po bëni.

Xhulia Xhekaj: Unë po të ftoj ty, bashkohu për flamurin dhe ec para. Nuk të konsideroj armik, nuk duhet të zihemi. Flamuri kombëtar nuk është përçarje.

U desh ndërhyrja e një protestuesi për “të ulur gjakrat”.

“I keni kamerat te ju dhe ju kapin ju, dhe thonë shqiptarët ‘ra protesta’. S’ka flamur fare. Lërini këto budallallëqe, largohuni dhe mos hapni më konflikte”, tha djali.

Në një largim nga rruga e Durrësit pa i dhënë më zë, deputetët e PD-së, si Flamur Noka, Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe zyrtarë të tjerë të partisë, i ndoqën këto tentative të dështuara për të hyrë mes protestës, në një distancë të largët, nga kafe Flora.


        
 
Next Post

Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

Pas humbjes në zgjedhje, JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian "zbarkon" në Tiranë! Influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t'iu ndihmoj mos të bëheni si Europa Perëndimore

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved