• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për sigurinë kibernetike, SHISH, Ushtria dhe ministritë në një grup të përbashkët për kërcënimet kibernetike

13/11/2026
in Aktualitet
        
 

Qeveria ka miratuar propozimin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për sigurinë kibernetike, duke parashikuar krijimin e një grupi të posaçëm për inteligjencën kibernetike, detyrime të reja për operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, si dhe gjoba për mosrespektimin e tyre.

Sipas projektligjit, grupi i bashkëpunimit për inteligjencën kibernetike do të përbëhet nga përfaqësues të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Shërbimit Informativ të Shtetit, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Grupi do të kryesohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe do të ketë si detyrë shkëmbimin e informacionit paralajmërues për kërcënimet e mundshme kibernetike, vlerësimin e ndikimit të tyre në sigurinë kombëtare, ekonomi dhe shërbimet publike, si dhe hartimin e rekomandimeve për përmirësimin e strategjive dhe politikave kombëtare në këtë fushë.

Mbledhjet do të zhvillohen me kërkesë të Autoritetit, në mënyrë të rregullt ose të jashtëzakonshme, në varësi të nevojave për identifikimin dhe trajtimin e kërcënimeve. Rregullat e organizimit dhe funksionimit të grupit, si dhe procedurat e shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit ndërinstitucional, do të miratohen me urdhër të Kryeministrit.

Një tjetër ndryshim i parashikuar në projektligj lidhet me detyrimin e operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit për të dorëzuar pranë Autoritetit vetëdeklarimin e masave teknike, organizative dhe operacionale të sigurisë kibernetike. Informacioni i paraqitur duhet të jetë i saktë, i plotë dhe i përditësuar.

Këta operatorë do të kenë gjithashtu detyrimin të deklarojnë mënyrën e hostimit dhe administrimit të sistemeve, rrjeteve dhe infrastrukturës së informacionit. Deklarimi duhet të përfshijë identifikimin e subjektit që ofron hostimin ose administron infrastrukturën teknologjike, llojin dhe vendndodhjen e saj, si dhe masat teknike e organizative të zbatuara.

Projektligji parashikon edhe sanksione administrative për shkeljet e këtyre detyrimeve. Për mosdorëzimin në afat të vetëdeklarimit dhe mosdeklarimin e mënyrës së hostimit dhe administrimit të sistemeve, gjobat parashikohen nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë. Ndërsa për paraqitjen e të dhënave të pasakta, të paplota ose të papërditësuara në vetëdeklarim, gjoba varion nga 200 mijë deri në 1 milion lekë.

Gjobat e parashikuara për moszbatimin e masave të kërkuara nga Autoriteti për identifikimin, filtrimin, kufizimin, bllokimin ose neutralizimin e treguesve të komprometimit dhe sulmeve kibernetike variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë.

Ndryshimet përfshijnë edhe detyrimin për përdorimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të certifikuara për sigurinë kibernetike. Ky detyrim do të zbatohet për operatorët që do të përfshihen në një listë të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në vlerësimin e ndikimit dhe nivelit të rrezikut.

Po ashtu, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të marrë kompetencat e organit kombëtar të certifikimit të sigurisë kibernetike dhe do të autorizojë organet që kryejnë vlerësimin e konformitetit sipas skemës kombëtare të certifikimit.

Projektligji parashikon gjithashtu ngritjen e ekipeve sektoriale për përgjigjen ndaj incidenteve të sigurisë kibernetike nga Autoriteti dhe operatori qeveritar që menaxhon infrastrukturat qeveritare. Operatorët do të kenë detyrimin të raportojnë incidentet pranë ekipeve përkatëse dhe të bashkëpunojnë për shkëmbimin e informacionit, koordinimin e veprimeve dhe zbatimin e masave për parandalimin dhe rikuperimin.

Projektligji për ndryshimet në ligjin nr. 25/2024 “Për sigurinë kibernetike” është propozuar nga Këshilli i Ministrave për shqyrtim dhe miratim në Kuvend. Ai parashikon që, pas miratimit dhe botimit në Fletoren Zyrtare, të hyjë në fuqi 15 ditë më vonë.


        
 
Next Post

Pretendojnë se valixhja nuk është tyre! Erdhën nga Toronto në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë: Çiftit i faturohet një valixhe me 23 kg hashash! Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg

“Top-modelja” e Berishës lë pa fjalë militantët e PD-së

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë”! Sali Berisha sulmon Klodiana Lalën në dalje të SPAK

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved