• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Arrestohet në Greqi vëllai i Pirro Dhimës! Furnizonte sportistët me doping, sekuestrohen 15 mijë euro

13/11/2026
in Diaspora
        
 

Policia greke ka arrestuar 58-vjeçarin Odhise Dhima, trajner peshëngritjeje dhe vëllai i kampionit olimpik Pirro Dhima, nën dyshimin se furnizonte sportistët me substanca të ndaluara dopingu dhe ua administronte ato për të rritur artificialisht rezultatet në garat sportive.

Arrestimi u krye mëngjesin e së enjtes, 12 nëntor, në Atikë, pas një hetimi disa mujor të autoriteteve greke, në bashkëpunim me Organizatën Greke Antidoping (EOKAN) dhe Organizatën Kombëtare të Barnave (EOF).

Sipas hetimeve, 58-vjeçari dyshohet se e ushtronte këtë aktivitet të paktën që prej prillit të vitit 2024, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si trajner për të furnizuar sportistët me preparate të ndaluara.

Një prej rasteve të evidentuara nga policia lidhet edhe me djalin e tij të mitur, të cilit dyshohet se i kishte dhënë një substancë të ndaluar gjatë një gare sportive. Në mostrën e urinës së të miturit u zbulua oksandrolon, një substancë anabolike e përfshirë në listën e ndalimeve të Agjencisë Botërore Antidoping (WADA). Për këtë rast, sipas autoriteteve, trajneri dhe sportisti ishin ndëshkuar më parë me përjashtim nga garat dhe aktivitetet sportive.

Sekuestrohen 871 preparate dopingu dhe 15 mijë euro

Gjatë kontrolleve në banesën e të arrestuarit dhe në ambientet sportive që ai drejtonte në Atikë, policia sekuestroi 871 njësi preparatesh farmaceutike dhe substancash të dyshuara si doping, në formë tabletash dhe ampulash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu 15 mijë euro cash, 17 kartela sportistësh, shënime të shkruara me dorë dhe një telefon celular, i cili do t’i nënshtrohet verifikimeve për të zbuluar prova të tjera të mundshme.

Sipas Organizatës Kombëtare të Barnave të Greqisë, preparatet e gjetura nuk ishin të autorizuara për tregtim në tregun grek dhe konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e përdoruesve.

Ndaj Odhise Dhimës është ngritur një dosje penale për shkelje të legjislacionit mbi sportin dhe barnat e dëmshme. Pas arrestimit, ai është dërguar në prokurorinë kompetente, ku do të vijojnë procedurat ligjore.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar.


        
 
Next Post

Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Vendimi mbetet i pandryshuar

BE vlerëson sërish Shqipërinë dhe Malin e Zi, Kallas: Janë pranë finishit të anëtarësimit

Operacion ndërkombëtar kundër "Dark Web": 354 të arrestuar! Sekuestrohen 4.8 tonë drogë në SHBA dhe 152 armë zjarri

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved