• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Operacion ndërkombëtar kundër “Dark Web”: 354 të arrestuar! Sekuestrohen 4.8 tonë drogë në SHBA dhe 152 armë zjarri

13/11/2026
in Bota
        
 

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër rrjeteve kriminale që veprojnë në të ashtuquajturin ‘Dark Web’ ka çuar arrestimin e 354 personave dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës, armëve të zjarrit dhe parave.

Sipas njoftimit të ‘Europol’ operacioni, i koduar “TorNado”, u zhvillua nga maji i vitit 2025 deri në tetor të vitit 2026, me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese nga 14 shtete. Koordinimi i tij u drejtua nga Europoli, agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunimin policor.

Gjatë operacionit u zhvilluan qindra ndërhyrje policore në vende të ndryshme të botës, me objektiv goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikimin e drogës dhe armëve përmes platformave të fshehta të internetit.

LEXO EDHE:
Skandali i Nvidia-s vë në vështirësi Shtëpinë e Bardhë! BBC: Pse Trump dhe njerëzit e tij nuk vepruan pas paralajmërimeve të inteligjencës amerikane?
Numri më i madh i arrestimeve u regjistrua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 132 persona, të ndjekura nga Britania e Madhe me 59, Hungaria me 45, Gjermania me 41 dhe Franca me 23 të arrestuar.

Në Evropë, autoritetet sekuestruan rreth një ton substanca narkotike dhe të kontrolluara, mes tyre amfetaminë, ketaminë, MDMA, kokainë dhe kanabis.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara u sekuestruan më shumë se 4.8 tonë drogë, 152 armë zjarri dhe rreth 150 milionë euro në para të gatshme dhe kriptovaluta.

“Operacioni nxori në pah qëndrueshmërinë në zhvillim të tregjeve të internetit të errët, të cilat vazhdojnë të përshtaten pavarësisht ndërprerjeve”, thuhet në njoftimin e Europolit.

Edhe zëvendësdrejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Christopher Raya, vlerësoi rëndësinë e operacionit, duke theksuar se në shënjestër ishte trafikimi i fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse përmes Dark Web-it.

“Ne identifikuam shitës të mëdhenj në rrjetin e errët”, deklaroi Raya, duke shtuar se autoritetet arritën të çmontonin edhe elementët kryesorë të rrjeteve të tyre kriminale, të cilët u mundësonin të vijonin aktivitetin.

Dark Web është një pjesë e internetit që nuk aksesohet përmes motorëve të zakonshëm të kërkimit dhe ku përdoruesit mund të komunikojnë në mënyrë anonime. Kjo hapësirë përdoret edhe për aktivitete të ligjshme, por është shfrytëzuar nga rrjetet kriminale për shitjen e drogës, armëve dhe mallrave të tjera të paligjshme.


        
 
Next Post

Pse po emigrojnë drejt Greqisë, izraelitët?

VIDEO/ Debutim magjik i Grudës me Gjermaninë: Lojtari me origjinë shqiptare i shënon Serbisë pas inkursionit nga mesi i fushës

Gjermania miraton 'reformën e shekullit' për shërbimet sekrete, më shumë kompetenca kundër spiunazhit rus! Opozita: Po krijoni një polici sekrete

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved