• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Holanda shkatërron Greqinë me 7 gola, Gjermania fiton në Beograd me Grudën protagonist

14/11/2026
in Sport
        
 

Tulipanët shkatërrojnë Greqinë me shtatë gola, ndërsa Gjermania triumfon në Beograd me Grudën që gjen rrugën e rrjetës. Skocia fiton ndaj Maqedonisë së Veriut, Sllovakia ndalet në barazim, ndërsa Islanda dhuron një tjetër spektakël me pesë gola.

Mbrëmje emocionesh dhe rezultatesh të thella në Ligën e Kombeve, ku u luajtën ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së ligës. Holanda dhuroi spektaklin më të madh të mbrëmjes, duke shkatërruar Greqinë me rezultatin 7-0. Një fitore e jashtëzakonshme për tulipanët, të cilët morën tri pikë të rëndësishme në garën për vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Gjermania fitoi 3-1 në transfertën ndaj Serbisë. Një sukses me rëndësi për skuadrën gjermane, ku protagonist ishte edhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, i cili realizoi golin e tij të parë me kombëtaren gjermane.

Në Ligën B, Skocia arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke vazhduar garën për objektivat e saj në grup. Ndërkohë, Sllovenia dhe Zvicra u ndanë në barazim pa gola. Një pikë që i mjaftoi helvetëve për të festuar një arritje të rëndësishme, pasi kanë siguruar vendin e parë në grup dhe rrjedhimisht ngjitjen në Ligën A. Me 13 pikë, Zvicra nuk mund të arrihet më nga Sllovenia, që ndodhet në kuotën e 8 pikëve.

Në Ligën C, Moldavia mori një fitore 2-1 ndaj Kazakistanit, ndërsa Sllovakia dhe Ishujt Faroe dhuruan një përballje të luftuar, që përfundoi në barazimin 2-2. Sllovakët mbeten në pozita të favorshme për të siguruar vendin e parë në Grupin 3 dhe ngjitjen në Ligën B, por verdikti përfundimtar pritet në ndeshjen e fundit.

Spektakël edhe në Grupin 4 të kësaj lige, ku Islanda nuk pati mëshirë për Bullgarinë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0. Një fitore që e mban në krye të grupit përpara Estonisë, e cila mori tri pikë pas suksesit minimal 1-0 në transfertën ndaj Luksemburgut. Dy skuadrat do të diskutojnë mes tyre çështjen e vendit të parë në xhiron përmbyllëse.

Në Ligën D, Andorra regjistroi një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Gjibraltarit, ndërsa Azerbajxhani triumfoi minimalisht 1-0 në transfertën ndaj Lihtenshtajnit. Rezultate që ndikojnë në garën për kreun e dy grupeve, ku gjithçka do të qartësohet pas përfundimit të takimeve të fundit. Ndërkohë, Italia e kishte luajtur një ditë më parë ndeshjen e saj, duke mposhtur Francën 3-1 dhe duke marrë kryesimin e Grupit 1 të Ligës A. Skuadra italiane do të kërkojë të konfirmojë vendin e parë në xhiron e fundit.

Faza e ligës së Nations League do të mbyllet të hënën, më 16 nëntor, kur do të mësohen edhe verdiktet përfundimtare për skuadrat që do të fitojnë grupet, ato që do të sigurojnë ngjitjen apo do të përballen me rënien në një ligë më të ulët.


        
 
Next Post

Disfatë e hidhur "apokalips"! Mediat franceze ngelin në klasë Zinedine Zidane

E shtuna e pestë e protestave në Francë, autoritetet mobilizojnë 70 mijë forca policore në të gjithë vendin

Dështon votimi për kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale, vetëm 38 deputetë në sallë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved