• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Befasia e paketës së zgjerimit! Me vetëm 4 kapituj të mbyllur: BE propozon nisjen e hartimit të Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë

15/11/2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ndërsa duket se ka humbur mes morisë së vlerësimeve dhe rekomandimeve që shoqërojnë dokumentet voluminoze të Komisionit Europian për ecurinë njëvjeçare të rajonit dhe vendeve kandidate për anëtarësim, propozimi për të nisur hartimin e Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë ishte befasia e paketës së zgjerimit.

Referuar edhe kohës kur kjo ka ndodhur për vendet e tjera, propozimi merr një domethënie të veçantë: për Malin e Zi, grupi i posaçëm për hartimin e Traktatit u krijua në prill 2026, kur vendi kishte mbyllur 14 nga 33 kapitujt. Shqipërisë i propozohet nisja e përgatitjeve me vetëm katër kapituj të mbyllur.

“Duke qenë se është një dokument i rëndësishëm dhe aktualisht po kërkon kohë nga vendet anëtare, Komisioni Europian ka kërkuar që të fillojnë të merren masa paraprakisht pra për Shqipërinë”, tha eksperti për çështjet e integrimit europian, Gledis Gjipali.

Sipas kalendarit të Komisionit, Shqipëria synon të mbyllë gjashtë kapituj deri në fund të këtij viti, dhjetë të tjerë në gjysmën e parë të vitit 2027 dhe 15 në gjysmën e dytë. Në fund do të mbetet grupkapitulli i Themeloreve, që përfshin çështjet më të ndjeshme të shtetit të së drejtës dhe funksionimit të institucioneve.

“Ky është i pari që ka data dhe afate konkrete dhe 2027 që përmendet si fundi i negociatave, pra si një objektiv për t’u arritur, është hera e parë që del në një dokument të Bashkimit Europian si propozim, sepse deri më sot ka qenë propozim i palës shqiptare që ne do bëhemi gati deri në fund të 2027-s. Është pozitive gatishmëria e komisionit, pra që thotë ne jemi gati në momentin që ju avanconi mjaftueshëm”, u shpreh Gjipali.

Por pikërisht këtu qëndron edhe prova më e madhe për Shqipërinë: aftësia e administratës për të përballuar një axhendë kaq intensive, për të zbatuar reformat dhe për të prodhuar rezultate të verifikueshme, janë përkundrejt hartimit të traktatit me një domethënie historike.

“Shqipëria raporton në mënyrë javore me Komisionin Europian. Ministritë raportojnë në mënyrë drejtpërdrejtë me komisionerët përkatës, të cilët mbulojnë fusha të ndryshme, çojnë draft legjislacion për t’u rishikuar, kthehen me komente, me rishikime, me sugjerime, ridërgohen përsëri. Pra është një punë e përditshme jashtëzakonisht voluminoze që në fakt kërkon dhe një fuqizim dhe në numra të administratës publike në nivel qendror sepse është një ngarkesë jashtëzakonisht e madhe dhe për ky proces përveç sasisë kërkon dhe cilësi”, theksoi eksperti. /rtsh.al


        
 
Next Post

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës që kurrë nuk do shkelin në parlament?!

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim, na duhet kandidat fitues”! Majko paralajmëron në Asamble, i përgjigjet Rama: Skepticizmi i Pandit më ka motivuar

Parashikimi i frikshëm i "babait" të inteligjencës artificiale: IA mund të na tejkalojë shumë më shpejt nga sa mendohej

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved