• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Gjykata Kushtetuese si strehë azilantësh ndërkombëtarë!

16/11/2026
in Blog
        
 

Nga Ylli Manjani

I jashtëzakonshëm është paradoksi në drejtësinë kushtetuese shqiptare.

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të shqyrtojë kërkesa të qytetarëve shqiptarë, deputetëve, zyrtarëve dhe institucioneve kushtetuese, me argumentin solemn të mungesës së legjitimitetit.

Pra, shqiptarëve u kërkohet të provojnë deri në milimetër të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Por, kur vjen puna te Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), legjitimiteti duket se buron nga një burim tjetër: nga pasaporta ndërkombëtare!

ONM u instalua në Shqipëri si pjesë e një procesi të jashtëzakonshëm, të përkohshëm dhe të diskutueshëm kushtetues, të quajtur vetting. Një mekanizëm ku disa juristëve të huaj iu dhanë kompetenca të pazakonta mbi karrierën dhe fatin profesional të gjyqtarëve e prokurorëve shqiptarë.

Të mirëpaguar, të paprekshëm nga përgjegjësia publike shqiptare dhe shpesh me sjelljen e cubave që kishin ardhur të qytetëronin vendasit.

Mirëpo, vettingu përfundoi. Organet e tij përfunduan mandatin. Dhe bashkë me përfundimin e këtij mekanizmi të jashtëzakonshëm, duhej të përfundonte edhe roli i jashtëzakonshëm i ONM-së. Sepse mandati i përkohshëm nuk është pronë e përjetshme. Aq më pak pronë e të huajve.

Por ja që Gjykata jonë Kushtetuese, sipas mënyrës se si ka rregulluar pjesëmarrjen e ONM-së në procedurat e saj, duket se ka gjetur një zgjidhje origjinale: t’i sigurojë këtij mekanizmi një jetë të dytë procedurale!

Madje, me rregullore të brendshme!

Këtu fillon absurdi juridik.

Një rregullore gjykate nuk mund të krijojë subjekte kushtetuese. Nuk mund të zgjasë mandate të përfunduara. Nuk mund t’i japë një organizmi ndërkombëtar kompetenca që Kushtetuta dhe ligji nuk ia njohin.

Legjitimiteti nuk është dhuratë mikpritjeje. Është kusht juridik!

Dhe nëse ONM-së i njihet cilësia e palës në gjykime kushtetuese, atëherë Gjykata duhet të shpjegojë se nga cili nen i Kushtetutës apo i ligjit buron kjo e drejtë. Nenin 179/b dhe nenin B i aneksi të kushtetutës i lexojmë të gjithë. Aty thuhet se mandati i ONM ka mbaruar tashmë. Ka mbaruar që me 17 qershor 2026, kur mbaroi mandati i Mohikanëve të fundit në KPA.

Pra gjykata duhet të na gjejë nenin e ligjit, jo të na tregojë rregulloren e saj. Sepse rregullorja organizon funksionimin e gjykatës. Nuk rishkruan Kushtetutën.

Akoma më groteske bëhet situata kur në këto procese përfshihen gjyqtarë dhe prokurorë që kanë fituar çështjet e tyre në Strasburg.

Pra, në vend që shteti shqiptar të përqendrohet te zbatimi i vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ne rrezikojmë të krijojmë përshtypjen se duhet të dëgjojmë edhe mendimin e pensionistëve ndërkombëtarë të vettingut! Sikur Strasburgu të mos mjaftonte pa marrë edhe bekimin e ONM-së!

E kuptoni apo jo!

Mos duhet ti propozojmë një konventë të re Këshillit të Europës, ku ONM ta vëmë mbi gjykatën e Strasburgut?!

Jalla ore jalla!

Në fakt, unë e kuptoj hallin e këtyre ndërkombëtarëve. Dikush mund të ketë një kredi për të shlyer. Dikush mund të ketë gjetur dashurinë e jetës në Shqipëri. Dikush tjetër mund të ketë shpenzime që pensioni perëndimor nuk ia përballon dot.

Janë halle njerëzore këto. Madje, krejt të kuptueshme. Por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk është as fond pensioni, as agjenci punësimi dhe as strehë azili për juristë ndërkombëtarë!

Nuk mund të mbajmë gjallë një mekanizëm të jashtëzakonshëm vetëm sepse disa njerëzve u pëlqeu pushteti që ushtruan në Shqipëri. Mbi të gjitha, nuk mund të përdorim Gjykatën Kushtetuese për t’i dhënë jetë juridike një mandati që ka përfunduar.

Këtu nuk diskutohet nëse ONM ka bërë mirë apo keq gjatë vettingut. Kjo është një çështje tjetër.

Këtu diskutohet diçka shumë më elementare: a ka të drejtë Gjykata Kushtetuese të njohë një legjitimitet që nuk buron nga Kushtetuta dhe ligji?

Nëse përgjigjja është jo, atëherë asnjë rregullore nuk mund ta bëjë po.

Përndryshe, kemi mbërritur në një situatë ku qytetari shqiptar duhet të provojë të drejtën për të hyrë në Gjykatën e tij Kushtetuese, ndërsa ndërkombëtari duhet vetëm të provojë se ka qenë dikur ndërkombëtar!

Çfarë privilegji absurd!

Një gjykatë që i mbyll derën qytetarit të Republikës për mungesë legjitimiteti, por ia hap atë një mekanizmi ndërkombëtar me mandat të përfunduar, nuk po mbron më hierarkinë kushtetuese.

Po përmbys logjikën e saj.

Dhe kjo është shumë më e rëndë sesa një vendimmarrje e gabuar. Sepse Gjykata Kushtetuese ekziston për të kufizuar pushtetin me Kushtetutë, jo për të shpërndarë pushtet përtej Kushtetutës.

Një gjykatë që e trajton rregulloren e vet si burim kompetencash kushtetuese, ka harruar arsyen për të cilën ekziston.

Republika jonë ka nevojë për një Gjykatë Kushtetuese, jo për një zyrë legalizimesh të privilegjeve ndërkombëtare.

Dhe nëse kemi arritur deri këtu, fjala turp është shumë pak për ta përshkruar.


        
 
Next Post

Protestat... e vetmja gjë që e kanë ndihmuar Edi Ramën muajt e fundit!

Integrimi, Shqipëria impresionon Brukselin! Marta Kos: Vendet kandidate po sulmohen! Shqipëria vlerësohet me notë maksimale për negociatat e integrimit

Klloun i paguar, merrej me Shqipërinë se e teproi me ngjitjen lart të saj: Akuzat e Ramës për gazetarin "lehës" irlandez u vërtetuan! Sot u sanksionua nga BE si propagandist rus

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved