• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Një Europian skandaloz: Izmir Smajlaj duket se ka të drejtë…

August 9, 2018
in Sport
        
 

Atleti shqiptar i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj nuk ia doli të futet në zonën e medaljeve, pasi u rendit vetëm në vendin e gjashtë, në kampionatin europian që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Ai regjistroi si kërcim më të mirë atë 7.99 metra, por me foto dhe video tregoi se rezultati i provës së tretë është manipuluar nga gjyqtarët e pistës.

Në fakt kjo provë fillimisht u dha 7.47 metra dhe më pas u finalizua në 7.73 metra, por pamjet video dhe foto, tregojnë qartë se kërcimi i atletit shkodran ka qenë mbi 8 metra.

Smaljaj deklaroi se së bashku me Federatën Shqiptare të Atletikës, kanë denoncuar këtë gabim dhe presin vendimin final të IAAf, që po bën verifikimet përkatëse.

Kujtojmë që atleti shkodran u shpall kampion Europe vitin e kaluar, në garat me salla të mbyllura, në Beograd të Serbisë, me kërcimin më të mirë 8.08 metra.

Por duket se Europiani i Berlinit është shoqëruar nga hije të forta skandali. Madje denoncuesit janë vetë gjermanët. Fillimisht bëhet fjalë për garën e 1500 metrave. Një norvegjez u rrëzua, por arriti të rikuperojë plot 60 metra dhe të dalë përpara atletit gjerman. Sipas këtij të fundit, bëhet fjalë për doping.

Por lëmshi më i madh u bë në garën e kërcimit së gjati, ku garonte edhe shqiptari Izmir Smajlaj.

Gjermani Fabian Heinle u ankua se nuk i ishte matur mirë distanca. Atij i tha se kishte kërcyer 7.77 metra, më pas iu korrigjua dhe iu bë 8.02. Heinle mori medaljen e argjendtë.

“Pas kësaj përpjekje, nuk e kisha të qartë në cilin vend isha. Është e tmerrshme që kjo ndodh në një finale”, tha Heinle.

Trajneri i gjermanit thotë se kjo ka ndodhur edhe në Londër e Zyrih, po ndodh edhe tani në Berlin.

“Ata kanë matur hijen,” thotë ai.

Sipas gazetës SuedDeutsche, shumë atletë thonë se u janë akorduar distanca më të shkurta.


        
 
Next Post

Jo vetëm Lura… liqenet akullnajore të Balgjait, një tjetër perlë e Dibrës (Foto)

‘Rroftë sebepi’! Rrugorja bën kërdinë me gjoba në Tiranë, me bllok në dorë edhe policët e rendit… të ‘parandalojnë’ aksidentet

Llallës i shkon "mundi kot": Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon ankimimin, lë në fuqi sekuestron ndaj pasurive

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In