• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Fund burokracive në arsim, ja si përfitojnë nga derregulimi nxënësit, studentët dhe akademikët

February 5, 2018
in Aktualitet

Nisma për të zvogëluar në maksimum peshën e burokracisë me të cilën përballën qytetarët në dyert e shtetit ka prekur edhe sektorin e arsimit dhe edukimit në vend.

Tashmë, prindërit, nxënësit, studentët por edhe akademikët do të shpëtojnë një herë e mirë nga një numër i madh dokumentesh që u kërkoheshin për të siguruar të drejtën e arsimimit dhe për të marrë shërbime të tjera.

Për të regjistruar fëmijët në arsimin parashkollor, klasë të parë apo në gjimnaz, nga 20 dokumente që ju duheshin, tashmë do të dorëzoni vetëm 7 duke kursyer jo pak kohë sorollatjeje nëpër institucione për të mbledhur dokumentet të cilat tashmë janë eliminuar.

Për transferimin e e fëmijëve në arsimin bazë brenda vendit apo nga një shkollë e mesme tek një tjetër, nga 18 dokumente në total që duheshin për këto shërbime, tashmë do të dorëzoni vetëm 6.

Nxënësit të cilët përfitojnë bursë ekselence, tashmë do të paraqesin vetëm me një kërkesë nga 5 dokumente që duhej të dorëzonin. Institucioni dhe jo qytetari, ka detyrën të bëjë verifikimin e shkollës dhe notave të deklaruara.

Për 100 mijë nxënës përfitues të teksteve falas tashmë është shkolla ajo që përgatit dokumentacionin dhe i’u mundëson tekstet. Nuk ju duhet më të parapaguani dhe pastaj të rimbursoheni.

Studentët që përfitojnë nga bursat e Fondit të Ekselencës, në dosjen e aplikimit do të dorëzojnë vetëm 3 dokumente nga 10 të kërkuara.

Lehtësim në marrjen e shërbimeve nga reduktimi i dokumentave të kërkuara duket se do të ketë edhe për akademikët.

Për njohjen e titujve si “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”, nga 10 dokumente të kërkuar total, tashmë do të dorëzohen 6 të tilla. Ndërkaq, për njohjen dhe njehsimin e gradës shkencore “Doktor” nga 8 dokumente, do të kërkohen vetëm 4.

Next Post

Si po e ndihmojnë kërcënimet e Pavlopulos Tiranën zyrtare

Media europiane fundos Dukën: Trukimi i ndeshjeve nis nga FSHF. Superliga shqiptare, kampionati më i trukuar në botë

LSI nuk është kundër KLGJ, kur bëhet fjalë për djalin e tezes së Monikës?!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved