• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kryesore

KPK dhe ndërkombëtarët vihen në lëvizje për ngritjen e KLP: Më 6 shtator nisin seancat dëgjimore

September 1, 2018
in Kryesore
        
 

Ngritja e organeve të reja është në fokus të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Në një kohë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk po ngrihen dot për shkak se mungojnë kandidatët nga Apelet, KPK dhe ONM janë vënë në lëvizje. Pas një muaji pushim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije dje se do të nisë nga puna sërish në datën 6 shtator. Duhet theksuar fakti se të enjten e ardhshme subjekti i rivlerësimit që do të kalojë në filtrin e vetingut do të jetë Bujar Hoti, i cili momentalisht mban postin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit, ndërsa kandidon edhe për KLP. Seanca e tij do të zhvillohet në orën 10:00 dhe trupa gjykuese do të përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi. Pra duket se fokusi kryesor i punës së KPK këto ditë do të jetë pikërisht rivlerësimi i emrave të mbetur të cilët aspirojnë të bëhen anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP përbëhet nga 11 kandidatë, pesë prej të cilëve jo-prokurorë janë zgjedhur tashmë nga Kuvendi dhe gjashtë të tjerët pritet të zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve. Për 6 postet e anëtarëve nga prokuroria kandiduan 19 vetë, mes të cilëve edhe Arta Marku, e cila dha dorëheqjen pas zgjedhjes si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Tetë prej këtyre kandidatëve janë rikonfirmuar tashmë në detyrë, gjashtë të tjerë u rrëzuan në veting dhe katër kandidatë të KLP janë ende në listën e pritjes. Mes tyre është edhe Bujar Hoti, i cili do të dalë në veting javën e ardhshme e pas tij pritet që të përballen me trupën gjykuese edhe 3 emrat e tjerë të mbetur (Ramadan Troci, Shpëtim Kurti dhe Besnik Cani).

Rihapja e garës

Vetëm pasi të mbyllet procesi i rivlerësimit për të gjithë kandidatët për KLP dhe KPK të marrë vendim për rikonfirmim apo shkarkim nga detyra, mundet që Prokuroria e Përgjithshme të hapë garën për aplikime nga Apeli i Tiranës. I fundit që kaloi vetingun nga radhët e kandidatëve për KLP ishte prokurori Arben Dollapaj nga Apeli i Shkodrës, ndërsa nga Tirana nuk ka asnjë kandidat. Luan Kaloçi ishte i vetmi përfaqësues i Apelit Tiranë, por ai ngeli në proces. Pra në një kohë kur KLGJ nuk ka gjyqtarë nga Apelet e rretheve, KLP nuk ka prokurorë nga Tirana. Me qëllim zëvendësimin e Luan Kaloçit, duhet që Prokuroria e Përgjithshme të hapë garën dhe të shprehin interes prokurorë të rinj. E vetmja pengesë për organin e akuzës për të hapur garën duket se është pikërisht mospërfundimi i procesit të vetingut për të gjithë aspirantët për KLP. Sapo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nën vëzhgimi dhe asistimin e ndërkombëtarëve, ta bëjë një gjë të tillë, atëherë edhe Prokuroria e Përgjithshme do të vihet në lëvizje që të mbushet vendi bosh. Kujtojmë që Gjykata e Lartë në këtë mënyrë veproi. Pasi u rivlerësuan të gjithë kandidatët për KLGJ dhe u krijuan vakanca nga përfaqësuesit e Apeleve të rretheve, Gjykata e Lartë rihapi garën për kandidatë të rinj. Megjithatë duhet theksuar se Gjykata e Lartë e hapi garën dy herë, pasi deri tani nuk ka shfaqur interes asnjë emër i ri për tu bërë anëtar i KLGJ. Duket se frika e gjyqtarëve është një arsye, megjithatë mbetet të pritet sesi do të vijojë kjo çështje. Mungesa e kandidatëve nga Apeli si për KLP, edhe për KLGJ bllokon për disa muaj ngritjen e këtyre organeve sepse është e përcaktuar në ligj që duhet të ketë edhe përfaqësues nga Apelet./ Mimoza Ibra


        
 
Next Post

Turizmi/ Rama publikon videon me artikujt e mediave ndërkombëtare

Femra e përsosur, ja si ka ndryshuar idealja e bukurisë gjatë historisë (Video)

VIDEO/ Kjo është një ndër arratisjet më spektakolare nga burgu e bëra ndonjëherë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In