Një ditë pasi opozita bojkotoi Kuvendin dhe zhvendosi parlamentin në Shkodër në një mbledhje të jashtëzakonshme, kreu i PD, Lulzim Basha ka një tjetër mesazh në rrjetet sociale.
Kryedemokrati thekson se PD dhe opozita do vijojë të jetë në krah të qytetarëve në përballje me bandat dhe se së bashku do të çlirohet vendi nga krimi.
“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!
Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi!
PA KOMPROMIS!”, shkruan Basha.
Hajde mos i beso këtij burri që në kohën e tij bandat, droga, tritoli dhe krimi ishin si biznese me licencë dhe ky vetë është një nga kriminelët e pa dënuar megjithëse ka një mal akuzash nga drejtësia.