• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Hetimet/ Tragjedia e Genovas mund të ishte shmangur nëse do flisnin zyrtarët që e dinin kërcënimin e autostradës

September 4, 2018
in Bota
        
 

Janë plot 30 emra. Kjo është lista e të gjithë zyrtarëve që ishin në dijeni të kërcënimit që përbënte ura Morandi në Genova, një pjesë e të cilës u shemb më 14 gusht.

Dokumenti u bë publik pas hetimeve që u kryen nga Guardia Di Finanza, ndërsa i janë referuar prokurorisë.

Bëhet fjalë për drejtues të grupit Atlantia që kishte si detyrë për mirëmbajtjen dhe kontrollin e autostradës si dhe përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve.

Deri më tani asnjë nga emrat në listë nuk është hetuar, ndërsa akuzat do të klasifikohen nga shpërdorimi i detyrës tek vrasjet e qëllimshme, apo fatkeqësi e qëllimshme.

EMRAT- Në listën e GDF-së ‘fajtorë’ janë drejtues, zyrtarë, menaxherë dhe teknikë. Të gjithë zyrtarët që në vitet e fundit, janë përfshirë në dokumente, e-mailet dhe komunikimet e gjurmuara, thuhet se kanë qenë të vetëdijshëm për gjendjen e autostradës A10.

Ndër emrat më të rëndësishëm, shkruan ‘Corriere’ dhe ‘Repubblica’, janë administratori i deleguar i firmës që ndërtoi autostradën, Giovanni Castelluçi, Fabio Cerchiai, drejtori operativ qendror, Paolo Berti, personi përgjegjës për punët e mirëmbajtjes, Michele Donferri Mittelli dhe Paolo Strazzullo, përgjegjës për dizenjimin dhe përforcimin e strukturës së urës.

Ndërkohë mes emrave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve është ai i Vincenzo Cinellit, drejtori i Përgjithshëm i Mbikëqyrjes, Bruno Santoro, kreu i divizionit Tekniko-Operativ i rrjetit të autostradës dhe Giovanni Proietti, drejtues i Divizionit të Analizave dhe Investimeve.

Kujtojmë se tragjedia e rëndë i mori jetën 43 personave, mes tyre edhe të mitur, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.


        
 
Next Post

"Toyota Yaris"/ Gjykata e Tiranës regjistron padinë e Ballës ndaj Bashës

Rama nis shpërndarjen e librave falas me Nikollën: Ruajini mirë, sepse duhet t'ia dorëzoni fëmijëve të tjerë pas jush!

Kërcënoi me jetë gazetarin, lirohet i forti i "Laçit"... Julian Shota vë në pikëpyetje sigurinë e tij dhe familjes: Kush do mbaj përgjegjësi nëse...?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In