• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Ky është shqiptari që i mori jetën babait të dy fëmijëve në Itali!

September 6, 2018
in Kronike
        
 

I riu shqiptar që vrau babain e dy fëmijëve në Itali, ka kyçur gojën para hetuesve.Mediat italiane kanë publikuar identitetin e tij.Ai është Marsel Disha Romelli 26 vjeç, i cili u konfliktua me bashkëkombësin e tij Arben Kola 32 vjeç.Autori i dyshuar nuk po bashkëpunon me hetuesit, raportojnë mediat italiane, të cilat shkruajnë se i riu nuk ka pranuar që të flasë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Chiari mesnatën e së martës dhe të mërkurës në një lokal. 32-vjeçari Arben Kola, baba i dy fëmijëve, u dhunua për vdekje nga 26-vjeçari Romelli.

Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda, pasi i ishte shpuar një arterie.

Kurse autori Marsel Disha Romelli u arratis pas krimit, por u arrestua disa orë më vonë nga policia italiane.

Autoritetet thonë se dy shqiptarët kishin njohje prej disa kohësh me njëri-tjetrin. Si viktima, ashtu edhe autori, kanë pasur në të kaluarën precedent në lidhje me drogën.

Kohët e fundit, viktima Arben Kola ishte një marangoz i papunë, sipas shtypit vendas. Pavarësisht se të dy kishin precedent në fushën e lëndëve narkotike, nuk dihet nëse sherri që i shkaktoi vdekjen 32-vjeçarit të ketë lidhje me këtë pistë.

Zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes po e vështirëson edhe heshtja e autorit të dyshuar, Marsel Disha Romelli.

Ky i fundit dyshohet se e ka goditur 32-vjeçarin Kola me një send të fortë në gjoks, gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Por policia ende nuk e ka gjetur armën e ftohtë që është përdorur në krim.

Hetuesit italianë dyshojnë se 26-vjeçari mund të ketë përdorur një kaçavidë ose një shishe të thyer, por deri më tani kjo mbetet në kuadrin e hipotezës.

Po kështu, hetimet vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e sherrit mes dy shqiptarëve, që i morën jetën 32-vjeçarit Arben Kola. /tvklan


        
 
Next Post

E rëndë/ Babai mostër nxiti të birin adoleshent: Shko merr thikën dhe vrite ose nuk je djalë!

Çfarë kishte pirë Berisha?! Nuk e mbajnë këmbët, shpëton falë truprojeve të "paligjshëm" (Video)

Pse Berisha veshi sërish jelek antiplumb?! (Foto)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In