• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Alarmi i kuq është ndezur, pas Llallës e Fanës sot rradha e prokurores për t’i thënë lamtumirë detyrës

September 12, 2018
in Aktualitet
        
 

Pas Adriatik Llallës dhe Mirele Fanës, sot  ka qenë rradha e Besa Nikëhasanit për të dorëzuar përfundimisht detyrën. Më parë prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër, tashmë  Nikëhasani mund të quhet ish-prokurore, pasi vendimi quhet i formës se prerë. Besa Nikëhasani nuk e kaloi provën e Vettingut në KPK dhe e apeloi vendimin e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Por pasditen e së mërkurës, KPA ka dhënë verdiktin e saj, duke lënë në fuqi vendimin e 20 prillit duke shkarkuar kështu përfundimisht nga detyra Prokuroren e Apelit Shkodër. Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve.

Vendimi u mor unanimisht në dhomën e këshillimit nga trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Çomo, relatorja Albana Shtylla dhe anëtarët Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Vendimi për largimin nga detyra të Nikëhasanit u bazua vetëm në kontrollin e pasurisë. Hetimi i KPK-së u përqendrua në një apartament banimi në Lezhë- i deklaruar në vitin 2004, një apartament me sipërfaqe 87 m2 në Shëngjin, një njësi shërbimi 150 m2 në Lezhë, një apartament  90 m2 dhe 2 garazhe në Tiranë si dhe një automjet Toyota Land Cruiser.

Sipas KPK-së, prokurorja Nikëhasani nuk justifikoi me dokumente ligjore pronësinë e apartamentit të deklaruar në vitin 2004, që është edhe burimi i pasurisë për blerjen e apartamentit në Shëngjin dhe njësisë së shërbimit në Lezhë. Gjithashtu, Komisioni arriti në përfundimin se subjekti nuk justifikon me burime të ligjshme blerjen e apartamentit në Tiranë prej 90 m2 si dhe blerjen e një automjeti “Toyota Land Cruiser” me vlerë 19,500 euro.

 


        
 
Next Post

Ja pamjet e momentit të arrestimit të 8 të “fortëve” të Krujës (VIDEO)

“Arena Kombëtare” gati për vitin e ardhshëm

Tani kuptohet pse Hashim Thaçi sulmoi Berishën!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In