• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çfarë po uron, moj “nepërka” Monikë?! Fëmijët e popullit, që mësojnë në varfëri, kur fëmijtë tuaj me 160 mijë paund mësojnë në… Angli

17/09/2018
in Kryesore, Rekomanduar
        
 

Çfarë po uron, moj “nepërka” Monikë?! Hipokrizinë tënde, helmin që ke shpërndarë në jetën e shqiptarëve, apo mallkimin që kanë shqiptarët ndaj teje dhe bashkë-ortakut familjar, politikë e financar, për hajdutëritë dhe zullumet që keni bërë e ndyrësitë që po vazhdoni të bëni?

 Pasanikja e pacipë Monika Kryemadhi, mëngjesin e sotëm e nisi me një “urim zemre”, për nxënësit e veçanërisht, për fëmijët që nisin klasën e parë, duke u treguar atyre, “lumturinë” që duhet ndjejnë në rrugën e dijes, duke u kujtuar se “kjo ditë është rrugë e re, në përballjen me jetën, me shumë sfida e mundime”.

Në këtë urim të Monikës (shtrigës, siç e kanë pagëzuar rrjetet sociale), vetëm një fjali është e sinqertë: – Që fëmijët shkollarë, po nisin e vazhdojnë, një  rrugë e re në përballjen me jetën, me shumë sfida e mundime. Kështu “brekëgrisur” e nisi jetën dhe Monika, me shumë mundime vuajtje ekonomike, por brenda 5 vjetësh me burrin kryeministër e qeveritarë  (1997-2002), u bë miliardere dhe pasanike pronash të shumta, vetëm më pagë mujore, ndërsa sot zotëron 20% të pasurive kombëtare.

Pjesa tjetër e “urimit të zemrës” së saj, është plotësisht demagogji, hipokrizi komike, madje tallje acaruese psikologjike e shpirtërore, me qindra-mijëra familje shqiptare, që janë zhytur në borxhe, për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërkohë që afro 70% e nxënësve në zonat jashtë qyteteve, do detyrohen të mësojnë në kasolle e ndërtesa gërmadha, të quajtura shkolla dhe me 2-3 orë rrugë me këmbë.

Mos haroni, që këtë “urim zemre” për fëmijët e popullit, e ka bërë Monika e LSI, pasanikja që po shkollon fëmijët, me 160 mijë paund në Angli, pushtetarja që kur i kishte fëmijët nxënës në Shqipëri, i çonte në kopëdht e shkolla me eskortë policie, mësueset dhe drejtorët e shkollave, u qëndronin “lepe peqe” nga frika e servilzimi. U sillte ushqime, fruta ekzotike, veshje e pajisje shkollore nga Italia,  jetonin e mësonin secili në vila personale, u bënte dhe u bën datëlindje me shpenzime luksi, i argëtonte e argëtohen, në mjedise përrallore brenda e jashtë vendit.

Ndërsa 60% e fëmijëve të popullit, vazhdojnë mësojnë në varfëri, sistem arsimor, të lënë në primitiivizëm e gërmadhë edhe për shkakun, se në vitet kur Ilir Meta, bashkëpronari i saj familjar, ekonomik e politik ishte kryeministër, u vodhën 50% e fondeve të shkollave.

Ndërsa në dy mandatet 2009-2017, kur ishin në pushtet me PD e PS dhe kishte 40% të ministrisë Arsimit e drejtorive në zona, mbushi shkollat me drejtues e mësues militantë, me diploma false dhe votoi ligje e vendime, që e kthyen arsimin, në katrahurë e qendër hajdutërie.

Çfarë uron sot, në ditën e parë të shkollës, moj zonja “nepërkë”?!

Hipokrizinë tënde, helmin që ke shpërndarë në jetën e shqiptarëve, apo mallkimin që kanë shqiptarët ndaj teje dhe bashkë-ortakut familjar, politikë e financar, për hajdutëritë dhe zullumet që keni bërë e ndyrësitë tuaja familjare, që po vazhdoni të bëni?!/Pamfleti


        
 
Next Post

A nuk është për të qarë?! Deputeti LSI me pagë sa 30 pensione, 7 biznese, 10 shtëpi e 30 llogari bankare i "frikësuar": “Do na vonohen pagat”!

Skandal shtetëror, Maqedonia injoron SHBA-në, ushtarakët nuk denjojnë as të përshëndesin sekretarin Mattis (Video)

Deklarata shokuese e Daçiç: "Do ta njohim Kosovën kur të bëjë shelgu rrush ose kur të fluturojnë derrat"!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved