• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mendjemadhësia i kishte hije atij njeriu!

September 23, 2018
in Lifestyle

I kanë thënë të ishte një grek, italian, rom, serb e jugosllav, por edhe shqiptar, varësisht protagonistëve që aktori i madh i jetësonte në film. Kur luante në film partizanët e Titos, ai ishte një jugosllav i vërtetë, kur luante Odisenë, ai natyrisht ishte «një grek», kur luante «Mbledhësit e puplave» ashiqare ishte një rom, ndërsa kur luante te «Fëmija me emrin Is’hac», ai dilte një italian perfekt. Dhe «amerikan» gjithsesi. E, në fund, kur hahej me serbët për të vetët, ai ishte një shqiptar i madh…

Bekim Fehmiu e kishte ngrehur zërin pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, duke e kritikuar dhunën e ushtruar nga autoritetet jugosllave që, sipas tij, e kishin lënë Kosovën në varfëri e injorancë të thellë dhe po e mbytnin në represion.

Pas krijimit të Alternativës kosovare më 1990 rastisëm të gjendeshim në ëmbëltoren ikonë të Prishtinës, «Elida», me kolegët e Parlamentit Rinor, kurse përballë ishte Ibrahim Rugova me disa nga kolegët e tij nga «Rilindja».

Ibra, sapo e kishte dhënë intervistën e tij më të guximshme për «Der Spiegel»-in gjerman, duke ia ngrehur Kosovës mburojën e fundit. Erdhi Bekim Fehmiu dhe ende pa u përshëndetur me ata që ishin ulur me të dhe po pinin kafetë, iu drejtua Rugovës:

«Çou, he burrë, të të përqafoj, të lumtë për guximin dhe të lumtë për koqet dej’ te guni!».
Ibra, si i ndrojtur që ishte, vetëm buzëqeshte dhe po i thoshte ‹falmneres, falemneres…› dhe me duar i kërkonte që të ulej me ta.

Bekimi ishte luftëtar i paepur.

Ai ka jetuar në mënyrën e tij, ashtu siç edhe u shua, në mënyrën e tij.
I biri Hedoni e zbuloi karakterin e tij: «Ka jetuar si samuraj dhe shkoi si i tillë».
Ai dinte të rrihej grushte me të gjithë ata që ia cenonin krenarinë e prejardhjes. Kjo i kishte ndodhur në bregdetin malazias pas vitit 1981, kur si një kauboj i vërtetë ishte përballur me disa tipa që pak çaste më parë e kishin fyer, duke iu drejtuar: «Enoga prokletog shiptara» (Ja shqiptari i mallkuar).

Tash ka zëra në Kosovë që thonë si me shpërfillje, «nuk ka bërë gjë për ne».

E çfarë duhet të bëjë tjetër një artist? Të vrasë e të vritet? Të bëjë mizori?!

Egoizmi i ballkanasve mëton «me e shti në dorë» madhështinë e tjetrit, jo sepse e duan tjetrin që u duket si vetja – por synojnë shfrytëzimin e energjive krijuese, që rëndom nuk i krijojnë vetë.

Gjatë vizitës në Shqipëri (1972), njerëzit e partisë komuniste do ta çojnë kosovarin, siç e quanin, ta vizitonte hidrocentralin në Vaun e Dejës, në vend që t’i ofronin rast ta ngrinin në skenë.

Image result for bekim Fehmiu dhe Irene papas

Image result for bekim Fehmiu dhe Irene papasRelated image

 

Related image

Related image

Image result for artist bekim kosovar

Next Post

E mrekullueshmja Irena Leleku (Papas): Im at ishte shqiptare, kurse nëna ezmere nga Epiri e unë ndoshta jam shqiptare!

I dashuri i zbulon tradhtinë, vajza nga Elbasani: Na mbytën "katunarët"!

Shkodrania kërkon ndihmë: Me siguri mua më mungon diçka, 8 vite dashurie të paparë dhe më la për një "kalama"

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved