• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Miratohet projektligjin për ekzekutimin e veprave penale: Ja si do futen “vullnetarisht” në burg të dënuarit në gjendje të lirë!

26/09/2018
in Aktualitet
        
 

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi dje në parim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar. Projektligji në fjalë vjen në kuadër të paketës së reformës në drejtësi, ndryshim i cili do t’i japë shtysë implementimit sa më parë të ligjeve të mbetura të kësaj pakete. Të ftuar në komision për të prezantuar ndryshimet në këtë ligj ishte zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, Drejtori i Shërbimit të Provës, Ëngjëll Hysi dhe Drejtori Juridik i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Erjon Semani. Fillimisht, kryetarja e komisionit, Ermonela Felaj tha se projekti është pjesë e paketës së ligjeve të reformës në drejtësi.

Sipas saj, ligji nuk lidhet vetëm me punën e Shërbimit të Provës, por edhe me punë e organit të prokurorisë. Më pas fjalën e mori zonja Hysi, e cila u shpreh se kjo nismë është një produkt i ekspertëve të nivelit të lartë. “Ky ligj ishte paketë me ligjin për shërbimin e provës që nuk ishte pjesë e punës së grupit të ekspertëve të nivelit të lartë të reformës në drejtësi, por ishte nismë e qeverisë, por njëkohësisht edhe me projektligjin “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin për të drejtat dhe trajtimin e personave të paraburgosur dhe të dënuar”, i cili ende nuk ka ardhur për diskutim.

Të tre projektligjet kanë ndikim dhe janë të lidhur organikisht me njëri-tjetrin”, deklaroi ajo. Më tej, në analizën e bërë nga zonja Hysi u parashtruan disa nga problematikat që janë konstatuar në praktikë. “Së pari, ka të bëjë me njoftimin e të dënuarve, të cilët janë hetuar në gjendje të lirë dhe duhet bërë ekzekutimi vullnetar i tyre. Praktika ka hasur një sërë problemesh në paraqitjen e tyre për të filluar vuajtjen e dënimit. Së dyti, ka të bëjë me personat që kanë mase arresti në shtëpi. Vështirësia që haset në mbikëqyrjen e personave, për mënyrën e kontrollit të tyre, me qëllim që ne fund të ketë një politikë penale të aplikuar nga gjykata sa më të drejtë”, thuhet në gjetjet e Hysit

. Ndërsa, Drejtori i Shërbimit të Provës, Ëngjëll Hysi i paraqiti komisionit disa amendime. Gjithashtu dhe Drejtor Juridik i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Erjon Semani theksoi se të gjitha ndryshimet e bëra ndikojnë në mbarëvajtjen e punës së institucionit që përfaqëson. Në përfundim anëtarët e komisionit vlerësuan punën e kryer nga zonja Hysi, e cila ka ushtruar të drejtën e saj kushtetuese dhe më pas e shqyrtuan nen për nen ligjin në fjalë dhe e miratuan atë në parim.


        
 
Next Post

"Nuk do lidhesha me malok", Genta e Big Brother habit me fjalët e saj (Foto)

E pyesin se në çfarë moshe e ka humbur virgjërinë, Rovena Stefa habit kometuesin me përgjigjen

Po këto a do i "sekuestroi" Basha?! Kanë pasuri 32 milion euro të zbuluar ILKPD dy oligarkët e tij

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved