• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Sunday, September 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Spartak Ngjela: Tentativat e PD për të bllokuar reformën dështuan Ja pse pas 15 dhjetorit arrestimet “VIP” të pashmangshme!

October 13, 2018
in Aktualitet

Avokati Spartak Ngjela tha dje në mënyrë të prerë se reforma në drejtësi nuk do të ndalet për asnjë arsye. Edhe pse opozita që me nisjen e sesionit të ri parlamentar ka vendosur të bojkotojë komisionet dhe Parlamentin, për Ngjelën kjo nuk është aspak pengesë për reformë në drejtësi. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai deklaroi se reforma do të ecë përpara sepse Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të jetë gati në dhjetor, ndërsa zbuloi edhe arsyen.

“Unë di të them që reformën në drejtësi s’e ndal dot kush sepse organet e reja të drejtësisë përfundojnë brenda këtij viti, në dhjetor janë gati. Këta ju kanë bërë lëshim për apelimet e gjyqtarëve. Ka një rregull: nëpër organet e SPAK hyjnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët që e kanë kaluar vetingun. Numri i gjyqtarëve dhe i prokurorëve që e kanë kaluar vetingun është normal, iu mjafton atyre për të formuar institucionet e SPAK. Por fakti që opozita, këta të korruptuar, kjo opozitë është hedhur në sulm për ta shtyrë deri në dhjetor në mënyrë që të mbarojnë apelimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të përjashtuar, kuptohet që këta që kanë mbetur nuk janë me korrupsionin.

Kjo është shenjë pozitive. Këta janë lejuar dhe tani do të presim derisa të mbarojë apelimi, do të fillojnë në momentin që të mbarojë ky proces. Apelimi mbaron afatet diku nga 10 ose 12 dhjetori, kjo do të thotë se nga data 15 dhjetor, ose deri në fund të dhjetorit mbaron SPAK”, u shpreh avokati. Ai theksoi se SPAK, i cili ka në objektiv korrupsionin në nivele të larta, do të fillojë nga puna në janar, duke lënë të nënkuptohet që viti i ardhshëm mund të sjellë edhe arrestimet e para.

“Në janar fillon punën. Duhet të dini që në SPAK janë Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme, të dyja këto merren me korrupsionin e niveleve të larta të qeverisë. Askush nuk bëhet më pengesë, as opozita e askush. Pengesa ishte tek SPAK, por me këto punë merren ndërkombëtarët. Nuk ndalojnë dot asgjë, nuk kanë çfarë të bëjnë, i kanë duart e lidhura”, tha Spartak Ngjela.

Next Post

“S’e prisja të ishte kaq e tmerrshme”! Ja ç’ndodhi me familjen e Hysenit pas vizitës së Ramës! (Video)

S’kanë të ndalur! Një tjetër tërmet "shkund vendin Ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë!

Babalja gjunjëzon deputetin e PD: Ervin Salianji rrezikon të kalojë 5 vite në qeli... "për partinë"!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved